Bushati: Programi i PD-së, ulje e papunësisë e rritje e cilësisë në arsim

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Drejtuesi politik i PD në qarkun e Shkodrës, Helidon Bushati, zhvilloi sot një takim me të rinj dhe votues për herë të parë, të cilët sollën shqetësimin e tyre se shpresa dhe dëshira për të qëndruar në Shqipëri është zbehur.

Të rinjtë e pranishëm në takim u shprehën se “kushtet ekonomike janë të vështira, nuk ka cilësi në arsim dhe ka mungesë totale të vëmendjes për punësimin e tyre duke ia u zbehur perspektivën për të jetuar në Shqipëri”.

Helidon Bushati, i njohu ata me programin e Partisë Demokatike, për uljen e papunësisë, rritjen e cilësisë në arsim, inovacionin, për pagesën e praktikave si dhe për bursë falas për ato familje që të ardhurat i kanë nën 640 mijë lekë dhe 50 për qind bursë për familjet mbi 640 mijë lekë.

Share This Article