Bushati: Rama ndihmoi Vuçiçin kur opozita kishte bojkotuar zgjedhjet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në Top Channel ku u diskutua për zgjedhjet në Serbi, analisti Andi Bushati tha se qeveria e Tiranës ndihmoi Vuçiçin në zgjedhje.

“Shikojmë tituj portalesh dhe në televizione ku thuhej: Fitore e madhe në Serbi, shqiptarët marrin 4 deputetë. Kjo është një propagandë e qeverisë së Tiranës në favor të Serbisë.

Qeveria e Tiranës ndihmoi Vuçiçin që në këto zgjedhje të duket sikur dhe minoritetet vendosin. 9 parti opozitare, ku mes tyre ka edhe parti anti-shqiptare i kanë bojkotuar zgjedhjet. Vuçiç kishte problemin që kishte Rama me 30 qershor dhe Rama e ndihmoi në këtë aspekt- tha Bushati.

Ndërhyri dhe gazetari Mentor Kikia ku tha se zgjedhje u pranuan nga ndërkombëtarët edhe pse u bojkotuan nga opozita. “Zgjedhjet në Serbi u bojkotuan nga opozita. Ndërkombëtarë i kanë njohur zgjedhjet. Ky është një mesazh për opozitën në vendin tonë që në 2021 nuk duhet të bojkotojë zgjedhjet”, tha ai.

Share This Article