Bushati tregon se çfarë raporte ka me Ramën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë i ftuar në emisionin ”Real Story” në News 24, foli për marrëdhëniet me kryeministrin Edi Rama.

Ai tha se ka pasur debate për tema të ndryshme me shefin e qeverisë për disa tema, ndërsa shtoi se këto kanë qenë gjithmonë në funksion të punës.

Sipas Bushatit, Rama ka investuar besim tek ai edhe pse sot ai thekson se nuk është një nga personat më të afërt me kryeministrin në Partinë Socialiste.

“Marrëdhëniet tona janë normale. Nuk jam sot për sot një nga njerëzit më të afërt, por e ndaj katërçipërisht mendimin me kryetarin se ai ka investuar besim tek unë pasi kryeministri mund t’ia kishte besuar portofolin e ministrisë së jashtme dikujt tjetër.

Ky portofol është më i rëndësishëm në qeveri. Kemi pas diskutime normale punë për çështje të ndryshme. Kur kam qenë në pozicionin e ministrit edhe ai ka deklaruar se ka pasur debate mua. Këto kanë qenë tema që unë i kam perceptuar në funksion të punës”-tha Bushati.

Share This Article