ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Britanikja Harriet Bridgeman: Ja pse s’duhet të ekstradohem në Shqipëri. Pjesë e grupit të survejimit  në vrasjen e Nikulajt 3 hours ago
BE nis sistemin e ri biometrik në kufi – Rregulla të reja për udhëtarët që hyjnë në zonën Shengen 3 hours ago
Ekspertët paralajmërojnë: Aplikacionet më të rrezikshme që duhet t’i fshini menjëherë nga telefoni juaj 3 hours ago
‘Mos u merr me mua se…’/ Publikoi video në Tik Tok duke kërcënuar Nigel Farage, gjykata shpall fajtor afganin 4 hours ago
Publikohen poezitë e Seamus Heaney të pabotuara më parë 7 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Bushi në prag të miqësores ndaj Bullgarisë: Pres shumë nga lojtarët

albnews by albnews
7 June, 2021
in Albania
0
Bushi në prag të miqësores ndaj Bullgarisë: Pres shumë nga lojtarët
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Shqipëria e 21-vjeçarëve e drejtuar nga trajneri Alban Bushi është duke zhvilluar në Sofie përgatitjet për ndeshjen miqësore kundër Bullgarisë, që do të zhvillohet ditën e nesërme, në orën 18:30 në stadiumin Slavia të Sofies. Kuqezinjtë vijnë në këtë miqësore pas debutimit fantastik në eliminatoret e Kampionatit Europian 2023, ku mundën Andorran 3-0 në transfertë duke bërë në të njëjtën kohë edhe një lojë shumë të mirë.

Në prag të stërvitjes zyrtare në Sofie, për fshf.org, ka folur trajneri Bushi, i cili është ndalur te debutimi i skuadrës në eliminatore dhe nuk ka hezituar të falënderojë skuadrën për shpirtin e garës që treguan në fushën e lojës.

RelatedPosts

Britanikja Harriet Bridgeman: Ja pse s’duhet të ekstradohem në Shqipëri. Pjesë e grupit të survejimit  në vrasjen e Nikulajt

Snajperë dhe ekspertë dronësh/ Gazeta zvicerane: Serbi-Shqipëri, ndeshja më e ndezur në botën e futbollit

Kupa e Botës 2026, Kombëtarja i jep fund përgatitjeve për ndeshjen ndaj Serbisë

“Ishte shumë e rëndësishme për ne ndeshja e parë që ta nisnim mbarë. Kishim vështirësi në ndërtimin e skuadrës përpara ndeshjes duke parë se kishim shumë mungesa dhe shumë lojtarë të rinj në ekip. Na ndihmoi disi edhe fakti që e njihnim ekipin e Andorrës sepse kishim luajtur një vit më parë dhe ndërtuam një strategji për ndeshjen. Unë i kërkova ekipit shumë përqendrim dhe në asnjë moment të mos nënvlerësonim kundërshtarin. Dua ta falenderoj skuadrën për shpirtin e garës që tregoi në fushën e lojës. Në këtë ndeshje ne nuk luajtëm futbollin tonë karakteristik, ku bëjmë më shumë pasime dhe vertikalizime sepse kundërshtari nuk ta lejonte një gjë të tillë, duke parë që qëndron shumë ngushtë dhe kërkon të prishë ҫdo aksion dhe jo të ndërtojë. Përtej kësaj të rëndësishme ishin 3 pikët dhe i morëm ato. Duhet të përmirësohemi akoma më shumë për të përballuar skuadrat e tjera të grupit, që janë një nivel më lart se Andorra. Shpresoj që në ndeshjen e radhës, në shtator, të kemi të gjithë grupin dhe të bëjmë më të mirën tonë. Në të njëjtën kohë dua të falenderoj edhe trajnerin Reja duke qenë se na lejoi të grumbullojmë Armando Brojan dhe Mario Mitajn”, tha ai.

Starti i mirë është gjithmonë i rëndësishëm në një fushatë eliminatore, dhe në fund mund të rezultojë vendimtar për objektivat e kuqezinjve. Trajneri Bushi nuk e fsheh se kërkohet vendi i dytë.

“Ne i kemi të gjitha mundësitë për të zënë vendin e dytë, kemi lojtarë shumë cilësorë, të cilët e njohin shumë mirë njëri-tjetrin. Duhet të kuptojnë mirë rëndësinë e fanellës dhe faktit që të gjithë shqiptarët presin nga ne maksimumin. Për këtë duhet të djersijnë shumë në fushën e lojës, duhet të sakrifikojnë dhe të përkushtohen në maksimum për fanellën. Nëse ata e bëjnë këtë në çdo ndeshje, ne do të arrijmë shumë lart në këto eliminatore”, u shpreh Bushi.

Në fund, trajneri i 21-vjeçarëve kuqezi ndalet edhe te gjendja e grupit dhe miqësorja me Bullgarinë.

“Në prag të kësaj ndeshjeje jemi në një situatë jo dhe aq të mirë përsa i përket grupit të lojtarëve që kemi, duke parë dëmtimet dhe largimet. Ndeshja e nesërme me Bullgarinë është një test shumë i rëndësishëm për ne, duke parë se është një kundërshtar që i përshtatet Ҫekisë, me të cilët luajmë në shtator. Ne duhet të bëjmë mirë, ashtu si gjithmonë, edhe se kemi mungesa ne do t’i japim mundësinë të gjithë lojtarëve të tjerë që nuk luajtën në Andorra. Unë pres shumë nga lojtarët nesër”, ka përfunduar rrëfimin e tij Alban Bushi. 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Britanikja Harriet Bridgeman: Ja pse s’duhet të ekstradohem në Shqipëri. Pjesë e grupit të survejimit  në vrasjen e Nikulajt

Britanikja Harriet Bridgeman: Ja pse s’duhet të ekstradohem në Shqipëri. Pjesë e grupit të survejimit  në vrasjen e Nikulajt

11 October, 2025
BE nis sistemin e ri biometrik në kufi – Rregulla të reja për udhëtarët që hyjnë në zonën Shengen

BE nis sistemin e ri biometrik në kufi – Rregulla të reja për udhëtarët që hyjnë në zonën Shengen

11 October, 2025
Ekspertët paralajmërojnë: Aplikacionet më të rrezikshme që duhet t’i fshini menjëherë nga telefoni juaj

Ekspertët paralajmërojnë: Aplikacionet më të rrezikshme që duhet t’i fshini menjëherë nga telefoni juaj

11 October, 2025
‘Mos u merr me mua se…’/ Publikoi video në Tik Tok duke kërcënuar Nigel Farage, gjykata shpall fajtor afganin

‘Mos u merr me mua se…’/ Publikoi video në Tik Tok duke kërcënuar Nigel Farage, gjykata shpall fajtor afganin

11 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result