Busti i Skënderbeut në Itali, nisma speciale e tifozit të kombëtares

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Promovimi i vlerave Kombëtare dhe historisë ka qenë gjithnjë një qëllim i tifozëve të Kombëtares anë e mbanë botës.

Përveç faktit se kanë qenë gjithnjë pranë skuadrës kombëtare, ata janë munduar që të japin kontributin e tyre për të ruajtur traditat, gjuhën, zakonet e mbi të gjitha historinë.

Në qytetin italian të Fiorenzuola, këtë të dielë u inagurua busti i heroit kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Klodi Muka, një nga tifozët më besnik të Kombëtares, i lindur në Prezë, por që prej 20 vitesh banon në Itali, ndërmori këtë nisëm për të ekspozuar imazhin e një prej figurave më të shquara të Shqipërisë në shtetin fqinj.

Në inagurimin e bërë, morën pjesë ish-kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana, gazetari Marin Mema, përfaqësues të pushtetit lokal në Fiorenzuola dhe një pjesë e komunitetit shqiptar në Itali.

Në fjalën përshëndetëse, u vu dhe një herë në pah rëndësia që ka rëndësia e trashëgimit të vlerave kombëtare.

Në fjalën e tij, ish-kapiteni i kombëtares theksoi se figura e Skënderbeut që është simbol i bashkimit të shqiptarëve, mund të shërbejë gjithashtu për të afruar edhe më shumë shqiptarët dhe italianët.

“Faleminderit që na pritët për të nderuar figurën e heroit tonë kombëtaren.

Me lejen e qytetatarit të parë të sindikatës, më lejoni që të flas pak në italisht dhe pak në shqip.

Siç e tha edhe konsolli ynë, figura e Skënderbeut është në disa kryeqytete të botës, e kemi në Tiranë, në Paris, Londër.

Do të bëjmë më të mirën tonë për të nderuar këtë figurë që është simbol i bashkimit për shqiptarët dhe besoj se mes Shqipërisë dhe Italisë është një histori e veçantë dhe mendoj se figura e heroit tonë kombëtar na ndihmon të qëndrojmë bashkë”, u shpreh Cana.

Share This Article