Buxheti 2024 për peshkimin, 473 milionë lekë investime dhe subvencionim

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qeveria shqiptare po ndjek politika që inkurajojnë sipërmarrjen vendase të investojë në peshkim.

Referuar shifrave, buxheti i vitit 2024 nëpërmjet Programit “Mbështetje për peshkimin”, vë në dispozicion të sektorit një fond afro 473 milionë lekë, ose 14% më shumë se vitin e kaluar.

Mbështetja financiare do të mundësojë investime në rritjen e kapaciteteve ankoruese në portet kryesore të vendit, për të akomoduar në mënyrë të sigurt flotën e peshkimit, si dhe  do të vihet në dispozicion skema kombëtare e mbështetjes për të vazhduar me rinovimin e flotës së peshkimit.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, bën të ditur se, objektivat e vitit 2024 për këtë sektor konsistojnë në, menaxhimin e peshkimit dhe akuakulturës duke mbështetur sektorin me politika strukturore për tregjet, politikat tregtare dhe politikat ndërkombëtare me qëllim zhvillimin e aktivitetit të peshkimit në përputhje me standardet e BE duke garantuar konkurueshmërinë, mbrojtjen e resurseve.

Objektivat e MBZHR-së, janë rritja e numrit të kontrollove të inspektoriatit të peshkimit në subjektet e peshkimit nga 2300 në vitin 2023 në 2450 në vitin 2026.

Menaxhimi i 7 porteve dhe ekonomive duke bërë të mundur rritjen e produktivitetit të resurseve nëpërmjet menaxhimit të programeve të ripopullimit me raste si dhe monitorimi sa më i saktë i aktiviteteve të lidhur me peshkimin, akuakulturën dhe molusqet.

Share This Article