Connect with us

Albania

Bylykbashi: Basha është bërë më autokrat

Published

on

I ftuar në RTV Ora, deputeti demokrat Oerd Bylykbashi u shpreh se gjërat në PD kanë shkuar keq sidomos vitin e fundit përmes përballjeve të brendshme

Bylykbashi theksoi se nuk ka kuptim që të behësh autokrat kur humbet zgjedhjet duke thënë se Basha bëhet gjithmonë e më shumë despot dhe merr vendime vetë edhe pse statuti kërkon kolegjialitet.

Berisha ka thënë më herët që është gati për çdolloj funksioni kushtetues dhe kreu i partisë është pjesë e kësaj. Është tendencë natyrale që të kërkojmë atë gjënë që ta çojmë te personat. Procesi është më i madh. Nëse unë kam bërë hapin publik dhe kemi dalë, sepse kemi kontestuar në përballje të brendshme se gjërat po shkonin keq, sidomos këtë vitin e fundit me një shpejtësi marramendëse drejt autokracisë. Nuk ka kuptim që të behësh autokrat kur humbet zgjedhjet. Zoti Basha bëhet gjithmonë e më shumë despot dhe merr vendime vetë edhe pse statuti kërkon kolegjialitet në vendimmarrje dhe votën e anëtarëve”, tha ai.

Bylykbashi shtoi se Kuvendi i partisë mund të mblidhet kur më shumë se gjysma është e pranishme dhe se nuk pyet për Bashën si kryetar, pasi është institucion mbi të.

Advertisement

Ai thotë se nuk i lejon anëtarët që të votojnë kur duhet tu bindet organeve drejtuese sipër tij si kuvendi dhe kryesia. Poshtë tyre vjen kryetari i partisë. Basha duhet të rrijë të heshtë dhe të dëgjojë se çfarë thotë dhe vendos anëtarësia dhe të deleguarit. Firmat vijnë nga personat që kanë një tagër, nga ata që janë delegatë të caktuar. Unë e di që është mbledhur më shumë se sa gjysma e firmave të delegatëve. Edhe parlamenti vetëmblidhet, është një procedurë e thjeshtë, edhe kur një kryetar nuk e do. Pasi thirret kuvendi, kërkohet që më shumë se gjysma të jetë prezent. Ky është organi epror më i madh i partisë. Kuvendi shkarkon edhe kryetarin, nuk e pyet do apo nuk do”, tha ai.

Continue Reading

Albania

Anomalia e buxhetit, 2 miliardë euro shpenzime në dhjetor

Published

on

By

Buxheti i shtetit po “vuan” nga një sëmundje kronike. Taksat mblidhen, por nuk shpenzohen. Të dhënat flasin se vetëm për muajin dhjetor fondet buxhetore që duhen të shpenzohen janë afro 2 miliardë euro. Ky përqendrim i fondeve vetëm në një muaj, për ekspertin e ekonomisë Albert Gajo, tregon anomali. I ftuar në emisionin E-ZONE, z. Gajo tha se shkaku kryesor vjen nga keqplanifikimi.

“Zbatimi i buxhetit me akte normative nuk është një tregues normal, është një tregues për një realitet anormal. Në plan të parë, kjo situatë vjen nga keqplanifikimi. Ministria përgjegjëse ka dëshmuar ndër vite që nuk ka mundur të planifikojë si duhet buxhetin, çka do të thotë se po ia lëmë rastësisë dhe, në varësi të asaj që sjell koha, hartojmë aktet normative. Kjo nuk është e shëndetshme ekonomikisht” – tha Gajo.

Gjatë kësaj jave, qeveria me aktin e katërt normativ ndryshoi sërish buxhetin. Në fokus ishte ndarja e një bonusi prej 15 mijë lekësh për familjet në nevojë.

Paralelisht, përveç bonusit, pati edhe një rishpërndarje të fondeve, ku një fond i konsiderueshëm i pashpenzuar kaloi në llogarinë e posaçme të hapur pranë Bankës së Shqipërisë për skemën e pensioneve.

Advertisement

“Pas keqplanifikimit, një tjetër arsye pse jemi në këtë situatë është edhe aftësia e administratës publike për të zbatuar në kohë zërin e investimeve. Vonesat në lidhje me realizimin e investimeve publike lidhen edhe me mungesën e profesionalizmit të stafit në agjencitë publike. Jemi një vend që po kërkojmë të hyjmë në BE, por nuk po i përdorim si duhet fondet tona të brendshme, ndërkohë që duhet edhe të përthithim ndihma fondesh nga BE-ja” – tha Gajo.

Eksperti Gajo thotë më tej se bonuset janë një politikë e paqëndrueshme, pra individët nuk mund të bëjnë dot parashikime të shpenzimeve, pasi nuk kanë qartësi. Ndaj, një praktikë e tillë, edhe pse e domosdoshme për familjet në nevojë, nuk është e këshillueshme të zhvillohet në mënyrë rastësore.

Advertisement
Continue Reading

Albania

VIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë

Published

on

By

Një protestë ka ndodhur në ambientet e teatrit “Petro Marko” në Vlorë për shkak të mungesës së ujit prej tre ditësh.Qytetarët janë futur në ambientet e teatrit dhe kanë ndërprerë gjithashtu një mbrëmje gala që zhvillohej aty.

Ata u futën me bidonë dhe pankarta në duar për të kërkuar rikthimin e ujit, ndërkohë që mbrëmja gala u ndërpre pasi protestuesit refuzuan të linin ambientet e teatrit.

Continue Reading

Albania

“Katolikët monitoroheshin, myslimanët përgatitnin ushqimet për ta” – si festoheshin Krishtlindjet në komunizëm në Shqipëri

Published

on

By

Dom Mark Pashkja, zëdhënës i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, foli në lidhje me Krishtlindjet dhe mënyrën se si festoheshin ato në kohën e komunizmit, kur feja ishte e ndaluar.

Ai tregoi për një fenomen interesant që ndodhte në ato kohë në zonat e Shkodrës, ku shumë familje katolike shkonin te ato myslimane dhe u kërkonin që ato të përgatisnin ëmbëlsirat dhe gatimet për festën e Krishtlindjes, pasi vetë ato monitoroheshin.

“Shumë familje katolike shkonin te miqtë myslimanë dhe u thoshin që ëmbëlsirat dhe ushqimet tipike t’i përgatisnin ata dhe më pas, në mënyrë të fshehtë, një ose dy ditë para festës, familjet myslimane ua çonin familjeve katolike. Në këtë mënyrë festonin pa rënë në sy. Nuk mund të bënin vetë ëmbëlsira, pasi kjo ishte shenjë se po festoje dhe se nuk i kishe përqafuar mësimet e partisë dhe ateizmin, ku kisha konsiderohej armike e proletariatit. Ishte një natë ku shqiptarët provonin ato copëza aromash lirie, pasi festonin diçka që e kishin identitare, si lidhjen me Zotin. Në këto net, si Krishtlindjet, ishte hera e parë kur njeriu provonte të përtejmen, pavarësisht se unë vetë nuk e kam përjetuar”, tha ai.

Advertisement
Continue Reading

Live ALBUK TV

Kosova4 hours ago

Numërohen 81% e kutive të votimit në Kosovë: Albin Kurti drejt mandatit të tretë si kryeministër

UK4 hours ago

Princi William dhe Kate Middleton vendosën vijë sigurie 9.6km rreth rezidencës së tyre të re, reagojnë banorët e zonës: Masa të tepruara dhe pa konsultim

Albania5 hours ago

Anomalia e buxhetit, 2 miliardë euro shpenzime në dhjetor

Bota5 hours ago

Presidenti i Ukrainës, Zelensky mbërrin në Mar-a-Lago, takohet me presidentin Trump

Albania5 hours ago

VIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë

Kosova5 hours ago

KQZ numëron mbi 80% të votave, Vetëvendosje në epërsi të thellë

Albania6 hours ago

“Katolikët monitoroheshin, myslimanët përgatitnin ushqimet për ta” – si festoheshin Krishtlindjet në komunizëm në Shqipëri

Albania6 hours ago

Vlora 4 ditë pa ujë, protestuesit shpërthejnë derën dhe futen në festën e Bashkisë

Kosova6 hours ago

KQZ: Ka nisur numërimi i votave, sonte rreth orës 23:00 presim t’i kemi rezultatet preliminare

Kosova6 hours ago

KQZ nis publikimin e rezultateve të para

Kosova6 hours ago

Dalin Exit Poll-et e para, Vetëvendosja rikonfirmohet forcë e parë, Hamza 23.9 përqind, Abdixhiku 16.1 përqind

Kosova7 hours ago

Mbyllen qendrat e votimit në Kosovë, pjesëmarrja me e lartë se në zgjedhjet e 9 shkurtit

Albania7 hours ago

Amnisti penale nga qeveria! Lamallari: 380 të burgosur lirohen, 900 të tjerë përfitojnë ulje dënimi (video)

Albania11 hours ago

Tryeza festive ‘në stratosferë’/ Qytetarët: Me këto çmime nuk blejmë dot asgjë, varfëri e madhe

Kosova11 hours ago

Kurti voton në Prishtinë: Shpresoj që pjesëmarrja të jetë masive

Albania1 day ago

Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”

Albania5 hours ago

VIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë

Albania5 hours ago

Anomalia e buxhetit, 2 miliardë euro shpenzime në dhjetor

UK1 day ago

Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër

Albania6 hours ago

“Katolikët monitoroheshin, myslimanët përgatitnin ushqimet për ta” – si festoheshin Krishtlindjet në komunizëm në Shqipëri

UK4 hours ago

Princi William dhe Kate Middleton vendosën vijë sigurie 9.6km rreth rezidencës së tyre të re, reagojnë banorët e zonës: Masa të tepruara dhe pa konsultim

Bota5 hours ago

Presidenti i Ukrainës, Zelensky mbërrin në Mar-a-Lago, takohet me presidentin Trump

Kosova6 hours ago

Dalin Exit Poll-et e para, Vetëvendosja rikonfirmohet forcë e parë, Hamza 23.9 përqind, Abdixhiku 16.1 përqind

Kosova4 hours ago

Numërohen 81% e kutive të votimit në Kosovë: Albin Kurti drejt mandatit të tretë si kryeministër

Kosova5 hours ago

KQZ numëron mbi 80% të votave, Vetëvendosje në epërsi të thellë

Albania7 hours ago

Amnisti penale nga qeveria! Lamallari: 380 të burgosur lirohen, 900 të tjerë përfitojnë ulje dënimi (video)

Kosova6 hours ago

KQZ: Ka nisur numërimi i votave, sonte rreth orës 23:00 presim t’i kemi rezultatet preliminare

Kosova6 hours ago

KQZ nis publikimin e rezultateve të para

Kosova11 hours ago

Voton Presidentja Osmani: Kosova ka nevojë për institucione të reja sa më parë

Kosova11 hours ago

Kurti voton në Prishtinë: Shpresoj që pjesëmarrja të jetë masive

Trending