Bylykbashi dhe Gjosha pas takimit me Delegacionin e “Venecias”: Shkarkimi i Metës për të mbuluar keqqeverisjen

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-deputetët e PD dhe LSI, Oerd Bylykbashi dhe Klajda Gjosha kanë folur shkurtimisht për mediat pas takimt që zhvilluan mëngjesin e sotëm me anëtarët e Delegacionit të Komisionit të Venecias.

Komisioni ndodhet në Tiranë për misionin fakt-mbledhës sa i takon kërkesës për opinion nga mazhoranca nëse presidenti Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën me zhdekretimin e 30 qershorit si datë për zgjedhjet lokale. Por, përfaqësuesi i PD-së, Bylykbashi tha se “presidenti u përpoq për zgjedhje të lira”.

“Presidenti shkarkohet vetëm nga Gjykata Kushtetuese. Presidenti është garantuar për të zhvilluar zgjedhe të lira dhe të ndershme. Meta ka bërë një rol fisnik me këtë akt. Pra Parlamenti përpiqet që të shkarkojë presidentin dhe kjo që po është një lojë e turpshme. Ne e bëmë të qartë edhe aspektin politik. Raporti i OSBE-ODIHR deklaroi se zgjedhjet në Shqipëri janë të vdekura”, ka deklaruar Bylykbashi.

Ndërsa përfaqësuesja e LSI, Gjosha theksoi se lëvizja e mazhorancës po bëhet për të mbuluar keqqeverisjen dhe raportin e OSBE-ODIHR, ku thuhet, sipas saj, se zgjedhjet e 30 qershorit ishin pa standarde.

“Ne merremi me një çështje që është jashtëzakonisht e rëndë për imazhin e vendit, pasi të ftosh institutcionet ndërkombëtare për të mbuluar keqqeverisjen dhe raportin e OSBE ku thuhet se zgjedhjet janë pa standarde. Për vendimet e presidentit duhet t’i drejtoheshin Gjykatës Kushtetuese, por kuptohet që mazhoranca këkron të bëjë politikë me diçka me të cilën nuk mund të luhet”, tha Gjosha.

Top Channel


Share This Article