Bylykbashi: mesazhi i OSBE-ODIHR-it sot ishte i qartë, zgjedhjet janë nul

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi komentioi deklaratat e misionit të OSBE-ODIHR-it, një ditë pas zgjedhjeve të 30 qershorit. 

Në një deklaratë për mediat, Bylykbashi u shpreh se  mesazhi i ODIHR-it sot ishte i qartë, zgjedhjet janë nul.

Deklarata e Bylykbashit: 

Mosrespektimi i standardeve për zgjedhje dmeokratike detyroi opozitën të marrë vendimin për të mos u futur në zgjedhjet e 30 qershorit, dekretuar dhe më pas anuluar nga Presidenti. Zgjedhjet kanë më shumë rëndësi për zgjedhësit. Këtë e deklaroi sot OSBE/ ODIHR dhe këtë ka deklaruar edhe PSD kur jemmi përpjektur për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
ODIHR i tha shqiptarëve se në 30 qershor nuk pati zgjedhje, ku zgjedhësit shqiptarë të kishin mundësi të bënin zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe të ketë mundësi për ata që i përfaqësojnë. Mungesa e zgjedhjes i ka bërë këto zgjedhje nul. ODIHR deklaroi se pa ekuivok se e vetmja gjykatë për të shqyrtuar dekretet e Presidentit për zgjedhje është Gjykata Kushtetuese.
Kapja e plotë e KQZ-së dhe e gjithë komisioneve zgjedhore nga PS, refuzimi i të drejtave të partive opozitare për të patur anëtarët e tyre në komisione sipas ODIHR dhunoi kodin zgjedhor dhe dhe qëllimin e kodit për të siguruar balancimin politik të Komisioneve zgjedhore me qëllim për të garantuar të drejtat bazë të zgjedhësve. Kjo deklaratë e sotme bëri nul të gjitha përpjekjet e Ramës dhe orgnizimin e farsës së Ramës në 30 qershor.

Share This Article