ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Dosja e AKSHI-t zbulon “pa dashur” edhe vjedhësit e sistemit TIMS 8 hours ago
Përparim Cena, 4 kulla deri në 30 kate, në qendrën historike të Durrësit 8 hours ago
SPAK paraqet provat ndaj Fatmir Mediut 8 hours ago
Tenderi 400 milionë euro i portit të ri të Durrësit, nën hetim nga SPAK 8 hours ago
Dy tendera për të njëjtën rrugë në Ksamil 8 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Bylykbashi: Opozita në një sigël të përbashkët në zgjedhje

albnews by albnews
3 January, 2021
in Albania
0
Opozita e Bashkuar: Votimi dhe numërimi elektronik, garanton legjitimitet dhe besueshmëri
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ish-deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi deklaron se në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit, opozita do të jetë në një sigël të përbashkët ndërsa PS është e vetme në zgjedhje.

Në një intervistë për ATSH, Bylykbashi thekson se nëse hyhej në zgjedhje me koalicionet e mëparshme, PS do humbiste gjitha qarqet, heqja e koalicioneve është për të minimizuar humbjen me 25 prillit.

RelatedPosts

Dosja e AKSHI-t zbulon “pa dashur” edhe vjedhësit e sistemit TIMS

Përparim Cena, 4 kulla deri në 30 kate, në qendrën historike të Durrësit

SPAK paraqet provat ndaj Fatmir Mediut

Bylykbashi tha për ATSH se “opozita do të fitojë zgjedhjet si koalicion edhe nëse del forcë e parë PS, por ka më pak vota se koalicioni paszgjedhor i opozitës”.

Në rast se PS fiton si parti e parë në zgjedhje, por nuk ka votat e koalicionit opozitar, Bylykbashi tha se “këtë dispozitë e ka në dorë Presidenti i Republikës. Nuk e interpreton as parlamenti, por Presidenti i cili nuk e dekreton”.

Në lidhje me koalicionin opozitar, Bylykbashi tha për ATSH se “kjo është një vendimmarrje politike. Ne po studiojmë të gjitha taktikat më të mira për të maksimalizuar votën e shqiptarëve që të prodhojmë sa më shumë mandate. Dhe ky vendim politik që do të merret së shpejti, do të përcaktojë se si do të garojmë me një koalicion apo ndryshe”.

“Ajo që duhet kuptuar është se ka një ndryshim të rëndësishëm të njëanshëm nga mazhoranca në lidhje me koalicionet, pikërisht me qëllimin që koalicionet t’i bëjë sa më të vështira në mënyrë që fronti opozitarë të copëtohet dhe më pas ajo të ketë mundësin të luaj dhe të fitojë mandate që të bëjë pazarin e qeverisë”, tha ish-deputeti i PD-së për ATSH.

Bylykbashi tha se të gjitha sondazhet tregojnë se mazhoranca është e humbur.

“Mazhoranca shpreson që të dal e vetme forca më e madhe dhe në këtë mënyrë të jetë ajo që propozon emrin për kryeministër dhe të jetë ajo që të ketë të drejtën të bëjë pazarin që pas këtij 8 vjeçari katastrofik qeverisës, ta mbyllë me pazare korruptive. Qëndrimi i opozitës është shumë i qartë. Ka prej tre vitesh që ka një front të qartë  të kristalizuar të të gjitha partive opozitare hiq ndonjë gjë pa rëndësi, apo përtej krijesave të kohëve të fundit në politikën shqiptare të cilën nuk kanë rekord zgjedhor dhe një peshë që nuk mund t’ia masësh, të gjitha partitë e tjera që kanë bërë histori politike në këto 30 vite janë në krahun e opozitës dhe udhëhiqen nga PD. Në këtë qëndrim të përbashkët ne jemi në rakordim e sipër që sido që të jetë garimi, numri i mandateve që koalicioni post-zgjedhor që kërkon Kushtetuta të ketë numrin më të madh të mandateve dhe e propozon ajo Kryeministrin dhe qeverinë e formon opozita”, tha ai.

Duke folur për heqjen e koalicioneve parazgjedhore, Bylykbashi tha se mazhoranca të gjithë përpjekjen e saj e ka si të zvogëlojë humbjen.

“Me koalicionin në versionin e më hershëm humbja e mazhorancës do ishte katastrofike, do thyhesh në të gjitha qarqet dhe shpresojnë kësaj radhe të fitojë në disa prej qarqeve dhe të reduktojë dimensionin e humbjes. Dhe nga ai moment do të pretendojë të bllokojë miratim ligjesh me shumicë të cilësuar sepse nuk i intereson të ndryshohen ligje të mbrapshta të Reformës në Drejtësi apo ligje të mbrapshta më të cilat ka cenuar të drejta të rëndësishme”, tha ai.

Në lidhje me opinionin e Komisionit të Venecias për ndryshimet kushtetuese, Bylykbashi tha se “është opinion përfundimtar dhe i ka lënë ashtu ndryshimet dhe nuk ndryshojnë”.

“Koalicionet parazgjedhore nuk janë hequr, nuk janë në formë si kanë qenë përpara, por do jenë në një listë të përbashkët dhe me një sigël koalicioni”, tha Bylykbashi për ATSH.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Dosja e AKSHI-t zbulon “pa dashur” edhe vjedhësit e sistemit TIMS

Dosja e AKSHI-t zbulon “pa dashur” edhe vjedhësit e sistemit TIMS

24 December, 2025
Përparim Cena, 4 kulla deri në 30 kate, në qendrën historike të Durrësit

Përparim Cena, 4 kulla deri në 30 kate, në qendrën historike të Durrësit

24 December, 2025
SPAK paraqet provat ndaj Fatmir Mediut

SPAK paraqet provat ndaj Fatmir Mediut

24 December, 2025
Tenderi 400 milionë euro i portit të ri të Durrësit, nën hetim nga SPAK

Tenderi 400 milionë euro i portit të ri të Durrësit, nën hetim nga SPAK

24 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result