Bylykbashi: Parlamenti nuk duhet të votojë draftin që do të rrënojë sistemin

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nesër pritet që të votohet në kuvend kodi zgjedhor, opozita e bashkuar ka dalë në një deklaratë duke u shprehur se parlamenti nuk duhet që ta votojë atë draft që do të rrënojë sistemin.

Oerd Bylykbashi është shprehur se marrëveshja e arritur me 5 qershor është një marrëveshje që garantoi një konsensus për të rritur standardet e zgjedhjeve të 25 prillit 2021.

Deklarata e Bylykbashit: 

Në gjendjen ku është sot reforma zgjedhore në prag të votimit të nesër në parlament. Është një reformë zgjedhore e cila u ngrit mbi bazën e një marrëveshje që ishte ajo e 14 janarit e cila kishte si mekanizëm të reformës konsensusin e partive politike. Jo vetëm midis mazhorancës dhe opozitës në parlament, por edhe opozitës së bashkuar si i vetmi instrument që legjitimon një reformë konsensuale që kërkohet nga BE.

Reforma konsensuale është një nga 15 kushtet për hapjen e negociatave të Shqipërisë. 14 janari shtroi bazat për atë që ishte 5 qershori, një marrëveshje që konkludoi të gjitha parametrat mbi të cilat këshilli politik që funksionon mbi mekanizmin e konsensusit miratoi më pas më 30 qershor tekstin integral konsensual për reformën zgjedhore.

Është kjo reformë zgjedhore konsensuale në këshillin politik që garantoi një konsensus për të rritur standartet e zgjedhjeve të 25 prillit 2021 që të ketë sa më pak probleme dhe ti priten duart ndërhyrjes së partisë në pushtet për të transformuar rezultatin e zgjedhjeve, siç ka bërë në të shkuarën.

Share This Article