Nga Oerd BYLYKBASHI
Në vitin 2006 Kryeministri Berisha bindi të gjitha shtetet e BE-së që të nënshkruajnë Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Shqipërinë. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ishin themeli i kësaj arritjeje.
Në vitin 2009 NATO na pranoi si shtet anëtar. Kryeministri Berisha udhëhoqi proçesin e anëtarsimit. Ne nuk kemi ushtri të madhe dhe sigurisht lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ishin një kriter i rëndësishëm.
Po në vitin 2009 BE pranoi kërkesën e Kryeministrit Berisha për anëtarësim. BE vlerësoi reformat dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Në vitin 2010 BE hoqi vizat për shqiptarët. Lufta kundër korrupsionit ishte kusht themelor për këtë dhe qeveria e Kryeministrit Berisha e përmbushi.
Në vitin 2013 Kryeministri Sali Berisha mundësoi zgjedhje të lira e të ndershme dhe rotacion demokratik paqësor me votë. Ato zgjedhje mundësuan, pak muaj më pas, marrjen e Statusit të Vendit Kandidat nga BE (Qeveria disamujore e Ramës thuajse nuk kishte rol, ndërkohë ajo ende nuk kishte mbaruar së pushuari nga puna mijëra nëpunës civilë që të punësonte militantët e saj).
Një kryeministër i korruptuar do të bënte çmos që të fitonte zgjedhjet për të ruajtur pushtetin e korruptuar. Provë është kampioni i korrupsionit dhe i lidhjes me krimin, Kryeministri Edi Rama në zgjedhjet e 2021.
Sali Berisha është një nga mbështetësit kryesorë në 2015-2016 të reformës kushtetuese në Drejtësi. Në janarin e vitit 2016 ai kërkoi i pari publikisht që SPAK dhe BKH të ishin të pavarura nga qeveria e të miratoheshin pa pritur të miratohej e gjithë reforma.
Në tetë vite Edi Rama nuk ka bërë as edhe një fraksion të asaj që ka bërë Sali Berisha. Në tetë vite ai e ka lënë Shqipërinë në vendnumëro në integrimin europian, ndërkohë qeveria shqiptare konsiderohet thellësisht e korruptuar. Nën qeverisjen e tij shitblerja e votës, që me ligj quhet korrupsion, për herë të parë u bë problemi më i rëndë dhe i përhapur i zgjedhjeve.
Këto janë fakte kokëforta që nuk ka njeri që nuk i njeh e që nuk kanë nevojë për interpretim.