Bylykbashi: Tregu i demokracisë në vitet e ardhshme do të zbrazet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi i ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora dha alarmin se në vitet e ardhshme tregu i demokracisë do të zbrazet gjithmonë e më tepër.

Jemi në kushtet kur kemi një parlament që vulos si noteri i qeverisë dhe koncesionet apo PPP me qindra, miliona euro janë vetëm simptomat e kalbëzimit të sistemit demokratik mbi qeverinë. Jemi para një autokracie. Është krizë e thellë politike, kushtetuese, institucionale që do vazhdojë të përkeqësohet. Edhe sikur partitë politike të hyjnë në stanjacion në betejën e tyre, kriza politike do të rëndohet. Kjo do të thotë që tregu i demokracisë në vitet e ardhshme do të zbrazet”, tha ai.

Share This Article