Albania
Bylykbashi: Zgjatja e gjendjes së jashtëzakonshme më shumë se 30 ditë, antikushtetuese
Ish-deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi ka reaguar sot për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme deri më 23 qershor duke e konsideruar antikushtetuese dhe të pajustifikueshme për shifrat e epidemisë në Shqipëri.
“Të gjitha vendet e tjera që sot kanë kriza të vërteta shëndetësore me qindra-mijëra të sëmurë e dhjetëra-mijëra të vdekur si Italia, Britania, Gjermania, Franca dhe SHBA, e kanë deklaruar zgjatjen maksimumi nga 3–11 maj. Ka shumë që kundërshtojnë këto zgjatje masash, madje në SHBA ka protesta të mirëfillta në rrugë”, u shpreh Bylykbashi.
Bylykbashi shprehet se shifrat e ulëta të të infektuarve nuk e justifikojnë shtyrjen e gjendjes së jashtëzakonshme.
“Sigurisht kushdo, e kupton që nëpër rrugë, në tregje, supermerkata, vende pune, por dhe në familje, virusi bredh lirisht dhe zgjatja duhet. Por shifrat e Edi Ramës, 609 të identifikuar me virus dhe 26 të vdekur, nuk e justifikojnë aspak zgjatjen deri në qershor kur të tjerët me kriza të vërtetë shëndetësore po i zgjasin vetëm 3-4 javë. Por çështja nuk është nëse duhet zgjatur apo jo. Çështja është, a ka Kryeministri të drejtë të propozojë një zgjatje sa i teket qejfi dhe Parlamenti ta miratojë kërkesën për kufizim?”, shprehet ai.
Sipas Bylykbashit, zgjatja e gjendjes së jashtëzakonshme më shumë se 30 ditë është antikushtetuese.
“Afati fillestar që parashikon Kushtetuta është 30 ditë dhe shtesa nuk mund të jetë më e gjatë se afati fillestar. Kushtetuta detyron që të merren masa të jashtëzakonshme që fatkeqësia natyrore, qofte edhe pandemia, të përballën sipas afateve. Nëse nuk mjafton, qeveria të kërkojë në Parlament zgjatje tjetër 30-ditore, e po nuk mjaftoi shtesa e parë, të arsyetojë dhe kërkojë një tjetër. Afati shërben edhe që të matet efikasiteti i masave. Ndërkohë të mos harrojmë se janë kufizuar te drejta e liri themelore kushtetuese për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme, e para liria e lëvizjes. Nëse do te kishim mburojën imunitare kushtetuese, Gjykatën Kushtetuese, sot do e vendoste ajo nëse Rama, nën pretekstin e koronavirusit, mund të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme dhe kufizimin e lirive të shqiptarëve aq sa i leverdis pushtetit të tij edhe pse statistikat nuk e justifikojnë”, tha ai.
Albania
Veliaj dhe Meta urojnë Vitin e Ri 2026 nga qelia, me mesazhe shprese dhe bashkimi
Dy figura të politikës shqiptare, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, kanë përcjellë urimet e tyre për Vitin e Ri 2026, edhe pse ndodhen në paraburgim.
Erion Veliaj iu drejtua qytetarëve të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë me një mesazh të gjatë e emocional, ku uroi shëndet, lumturi, arritje dhe shpresë për vitin e ri. Në fjalën e tij, ai vuri theks të veçantë te solidariteti dhe mbështetja për shtresat më në nevojë të shoqërisë.
“Një urim zemre për të pamundurit, për të sëmurët, për ata që ndihen të braktisur, për familjet në vështirësi, për emigrantët që punojnë me djersë larg shtëpisë – ju uroj forcë dhe ngrohtësi këtë vit të ri.”, shkruan Veliaj.

Ndërkohë, edhe ish-presidenti Ilir Meta përcolli një mesazh urimi për qytetarët shqiptarë, duke u dëshiruar shëndet, paqe, gëzim dhe mbarësi. Meta e përshkroi vitin 2026 si “vitin e bashkimit, të guximit qytetar dhe të ringjalljes së shpresës”, duke nënvizuar nevojën për përballje të vendosur me sfidat dhe angazhim për një Shqipëri më të drejtë, më sociale dhe më njerëzore. Ai theksoi rëndësinë e barazisë para ligjit, respektimit të lirive dhe dinjitetit njerëzor, si dhe krijimit të mundësive që çdo qytetar të jetojë me siguri dhe mirëqenie në vendin e tij.

Albania
Bebet e para të 2026! Dy vajza lindin në maternitetet e Tiranës
Dy vajza janë bebet e para të lindura në Shqipëri në vitin 2026. Njëra erdhi në jetë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, ndërsa tjetra në maternitetin “Koço Gliozheni”.
Albania
Kisha Ortodokse nesër shërbesë për Vitin e Ri, përkon me 70-vjetorin e kryepeshkopit Joan
Të enjten më 1 janar 2026 në kishat ortodokse të Shqipërisë do zhvillohet Liturgjia e Shenjtë për kremtimin e Shën Vasilit. 1 janari përkon edhe me fillimin e vitit të ri kalendarik, teksa do të zhvillohet edhe Dhoksologjinë e Fillimit të Vitit të Ri, një lutje specifike e kishës ortodokse.
Në Tiranë, ceremonia do zhvillohet në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” dhe do fillojë në orën 08:00 të mëngjesit.
Gjithashtu, 1 janari përkon edhe me ditëlindjen e 70-të të Kryepeshkopit Joan, me Kryebariun e kishës që do drejtojë Shërbesën e Shenjtë në Tiranë. Pas Liturgjisë Hyjnore do ketë dhe pritje te Qendra Sinodike.
“Të dashur besimtarë, ju njoftojmë që ditën e enjte më 1 JANAR 2026, ora 8:00, do të zhvillohet Liturgji Hyjnore në Katedralen e Ngjalljes së Krishtit në Tiranë. Këtë ditë kremtojmë Rrethprerjen në mish të Zotit tonë Jisu Krisht, Shën Vasilin e Madh dhe Dhoksologjinë e Fillimit të Vitit të Ri”, njofton Kisha Ortodokse.
-
Albania19 hours ago“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë
-
UK3 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania3 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania5 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
UK5 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Sports3 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK18 hours agoVizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim
-
UK2 days agoBllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë
