Bytyqi priti ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri në detyrë i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka pritur sot në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, me të cilin ka biseduar për gjendjen e arsimit në Kosovë dhe bashkëpunimin mes dy vendeve në të gjitha nivelet e arsimit.

Bytyqi ka falënderuar ambasadorin Abbott për ndihmën e vazhdueshme që ka dhënë Britania e Madhe për Kosovën, veçanërisht në fushën e arsimit, ku me projekte të mëdha i ka dhënë ndihmë të madhe sistemit arsimor.

Ndërsa, ambasadori Abbott theksoi se për Britaninë e Madhe arsimi është prioritet, pra edhe bashkëpunimi në këtë sektor është shumë i rëndësishëm, sidomos kur merret parasysh fakti se Britania e Madhe ka sistem të zhvilluar të arsimit dhe ka mundësi të japë kontribut për zhvillimin e arsimit në Kosovë.

Share This Article