Berisha: Në 21 janar protestuesit qëlluan zyrën time me plumba

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në një intervistë për Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se i qëndron fjalëve që ka thënë në konferëncën e 21 janarit 2011.

Çdo fjalë që kam thënë në atë konferencë shtypi, i qëndroj se nëse është qëlluar me plumba nga protestuesit, dëshmi janë xhamat e mi të zyrës që janë shpuar nga plumbi dhe ato ruhen edhe sot.

Është e vërtetë që kam deklaruar se janë qëlluar nga afër, por ky ishte informacioni që vinte nga spitali ushtarak. Këto dokumente zyrtare u ndryshuan dhe u tha se nuk u qëllua nga afër. Unë nuk heshta as tre orë dhe kam dalë në konferencë shtypi dhe kam deklaruar ngushëllime familjes dhe hetim për ngjarjen.

Askush prej tyre nuk u qëllua në pragun e shtëpisë së tyre, por sepse ndoqën një axhendë ndërkombëtarisht të pranuar nga OSBE. Gjëja më ë mirë ishte të mos qëllohej”, tha Berisha.

Share This Article