Çahet autostrada, makina bien njëra pas tjetrës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kina është përfshirë prej disa ditësh nga reshjet më të dendura të shiut prej 150 vitesh dhe pasojat e tyre kanë shkaktuar dëme shumë të mëdha në infrastrukturë.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar dëmtimin e një autostrade për shkak të rrëshqitjeve të dherave, të cilat shkaktuan një gropë të madhe që u bë shkak për disa aksidente të njëpasnjëshme, fatmirësisht pa fatalitete.

Në pamje, shihen makinat që njëra pas tjetrës bien në gropë dhe njerëzit e tjerë që rendin pas tyre për t’i shpëtuar.

Tajfuni Doksuri prej ditësh ka përfshirë Kinën me reshje të dendura dhe erë të fortë dhe pasojat e tij kanë prekur më shumë se 130 milionë njerëz në mbarë vendin.

Share This Article