Cakaj: Deputetët e Listës së Luginës së Bashkuar të paraqesin qëndrimet në OSBE

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka zhvilluar sot një takim në Kopenhagen, në zyrat e Sekretariatit të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, në të cilin ka paraqitur hollësisht shqetësimet, çështjet dhe problemet që paraprakisht janë diskutuar me partitë politike shqiptare të Luginës së Preshevës dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Pas këtij takimi, kryediplomati Cakaj bën me dije se është bërë e mundur që në zyrat e Sekretariatit të AP të OSBE-së të shkojnë deputetët e Listës së Luginës së Bashkuar, për të shpalosur qëndrimet e tyre politike lidhur me procesin e fshirjes së adresave në Luginën e Preshevës.

Sipas Cakajt, kjo është vetëm pjesë e një përpjekjeje më të përgjithshme për të rritur ndjeshmërinë e çdo institucioni ndërkombëtar mbi këtë çështje.

“Nga Kopenhagen do të nisemi menjëherë në një qendër tjetër Europiane, për t’i dhënë zë e forcë Luginës”, informoi Cakaj në një reagim./ATSH/

      

Share This Article