Cakaj falënderon Junckerin dhe Von der Leyen

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj e cilësoi një mesazh shumë të drejtë dhe inkurajues për një vendim pozitiv nga BE në Tetor, apelin e drejtuesve të institucioneve të Bashkimit Europian për shtete anëtare që të hapin negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë.

“Faleminderit Presidentët Juncker dhe Von der Leyen, për mençurinë tuaj drejtuese dhe strategjike”, shprehet Cakaj.

Ministri i Jashtëm në Detyrë thekson së “ka ardhur koha që të hapen negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”.

Në letrën e firmosur nga 4 presidentët, Tusk, Sassoli, Juncker dhe Von der Leyen, theksohet se “Bashkimi Europian ka përpara një zgjedhjeje strategjike. Nëse BE vendos tani për të filluar bisedimet e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, kjo është një provë e aftësisë së Bashkimit për të përmbushur premtimet e tij dhe për të parë drejt së ardhmes”.

“Nëse BE-ja do që të ruajë rolin e saj ndërkombëtar dhe të mbrojë interesat e veta, ndërmarrja e një hapi drejt integrimit të atyre vendeve europiane që kanë shprehur interes dhe kanë përmbushur kërkesat për fillimin e procesit të pranimit do të ndihmojë në arritjen e këtij qëllimi”, thuhet në mesazhin e tyre./ATSH/

Share This Article