Cakaj: Fillimi i negociatave është kurorëzim i reformave madhore

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, mori pjesë sot në mbledhjen e rradhës së Komisionit për Integrimin Evropian.

Cakaj raportoi pranë Komisionit lidhur me punën madhore që është bërë deri më sot dhe detyrat e vendosura në të ardhmen, për të përparuar drejt anëtarësimit në BE.

“Pavarësisht pandemisë COVID-19, puna e Shqipërisë për ngritjen e grupit negociator, përgatitjet teknike për zhvillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE dhe përmbushjen e të gjitha detyrimeve që janë përcaktuar nga përfundimet e Këshillit, ka vazhduar pandërprerë”, siguroi Cakaj në një reagim në facebook lidhur me pjesëmarrjen e tij në këtë takim.

Gjithashtu, Kreu i diplomacisë shqiptare theksoi se fillimi i negociatave është jo vetëm kurorëzim i reformave madhore, që ka bërë Shqipëria në pesë prioritetet kyçe por, edhe hapje e detyrave të reja që kërkojnë punën e pakursyer të gjithsecilit e bashkëpunimin e të gjithëve.

Share This Article