Cakaj flet për polemikën Rama-Haradinaj

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri i Jashtëm shqiptar në detyrë, Gent Cakaj, tregoi në Open se çfarë është diskutuar në Samitin e Berlinit në lidhje me taksën e Kosovës ndaj Serbisë dhe sqaroi debatin e ditëve të fundit mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe atij kosovar, Ramush Haradinaj.

“Çfarë ka thënë Rama në sqarimin e tij është 100% e vërtetë. Në Berlin nuk ka pasur kërkesë për heqje të taksës, por pezullim të taksës. Pezullimi është diskutuar në kushte të veçanta. 4-6 muaj të hiqet për t’i dhënë shans fillimit të dialogut. Kjo kërkesë nuk është shtruar zyrtarisht madje. Ishte këmbim informal pikëpamjesh”, deklaroi Cakaj.

“Gjykimi për taksën është bërë në sesionin informal së pari dhe e dyta bëhej fjalë për pezullim të taksës, jo heqje”, shtoi Cakaj./Top Channel/

Share This Article