Cakaj i kërkon Tim Cookut që harta e Kosovës të figurojë në Apple Maps

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj i ka dërguar një letër drejtorit ekzekutiv të kompanisë Apple, Tim Cook ku i ka kërkuar t’i paraqesë kufijtë e saktë të Kosovës në shërbimin e Apple Maps.

Cakaj ka thënë se këtë letër e ka dërguar në bashkërendim me Ministren e Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj, raporton Gazeta Express.

“Në bashkërendim të plotë me Ministren e Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës, znj. Meliza Haradinaj-Stublla, sot i kam dërguar një letër drejtorit ekzekutiv të Kompanisë Apple, z. Tim Cook, për t’i
kërkuar marrjen e masave të nevojshme për të paraqitur kufijtë e saktë të Republikës së Kosovës në shërbimin e Apple Maps”, ka shkruar Cakaj në Facebook.

Ai ka thënë po ashtu se pret nga Apple që të marrë vendimin e drejtë për përfshirjen e kufijve të Kosovës në shërbimet e saj.

“Republika e Kosovës është njohur prej shumicës së shteteve të botës demokratike dhe, ashtu siç ka vendosur vetë Gjykata Ndërkombëtare e
Drejtësisë, shpallja e pavarësisë së Kosovës është në përputhje të plotë me ligjin ndërkombëtar. Ndaj, presim që Apple Inc. të marrë vendimin e drejtë duke vendosur kufijtë e Republikës së Kosovës në hartat e shërbimeve të saj. Shqipëria do të vazhdojë mbështetjen e pakursyer për Republikën e Kosovës në mënyrë të pakushtëzuar e në çdo rrethanë”, ka shkruar ai.

Share This Article