Cakaj kërkon anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka parashtruar kërkesën para Komitetit të Ministrave që Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Evropës.

Cakaj ka shkruar se mbështetja për anëtarësimin e Kosovës në KE është historikisht e drejtë dhe politikisht e arsyeshme, raporton Gazeta Express.

“Sot, në mbledhjen virtuale të Ministerialit të 130-të të Komitetit të Ministrave, mes tjerash, parashtruam qartë e prerë edhe kërkesën për anëtarësim të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës. Një gjë është e sigurt: mbështetja e anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës, është jo vetëm historikisht e drejtë e politikisht e arsyeshme, por edhe kontribut i drejtpërdrejtë për forcim të demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave e lirive themelore në Evropë”, ka shkruar ai.

Share This Article