Cakaj-Konjufca: Nuk do të kursejmë asnjë përpjekje për projektin e Luginës së Bashkuar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj dhe homologu nga Kosova, Glauk Konjufca dolën sot me një deklaratë të përbashkët në mbështetje të koalicionit të partive politike shqiptare në Luginën e Preshevës.

“Në cilësinë e drejtuesve të politikës së jashtme të Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë nënvizojmë edhe njëherë rëndësinë e mbështetjes së koalicionit të partive politike shqiptare në Luginën e Preshevës. Ky koalicion është thelbësor për ngritjen e frymës kombëtare dhe ruajtjen e të drejtave politike të shqiptarëve në Luginë. Ndaj, ne nuk do të kursejmë asnjë përpjekje për ta mbështetur projektin e Luginës së Bashkuar deri në fund”, thuhet në deklaratë.

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, mori pjesë sot në Konferencën e Nivelit të Lartë për Perspektivën Evropiane, të zhvilluar në Selanik./ATSH/

Share This Article