Cakaj kujton Rugovën: Përulemi me nderim përpara politikanit më të madh

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj përkujtoi sot Presidentin Ibrahim Rugova, në 14 vjetorin e vdekjes.

“Ibrahim Rugova ka qenë intelektuali më i madh në politikë dhe politikani më i madh ndër intelektualë gjatë viteve të veprimtarisë së tij”, thekson Cakaj.

Ministri Cakaj shprehet se “pa angazhimin e drejtpërdrejtë të Rugovës, mendimet e baraspeshuara dhe vizionin afatgjatë, nuk mund të kuptohet drejt, as orientimi euroatlantik i Kosovës, as ngritja e strukturave paralele, as përpjekja për zhvillimin e demokracisë në Kosovë”.

“Sot kujtojmë jo vetëm Presidentin e Parë të Kosovës me kontribut të pashlyeshëm në historinë e saj, por edhe historinë dekadëshe të shtetndërtimit të Kosovës që s’mund të mendohet pa të”, tha Cakaj./ATSH/

Share This Article