Cakaj: Shembuj si Afrimi e Fahriu duhet të na obligojnë për unitetit kombëtar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka përkujtuar sot dy studentë, aktivistë të rënë në ballafaqim me forcat pushtuese serbe në Bregun e Diellit në Prishtinë, për çlirimin e Kosovës.

Ministri Cakaj u shpreh se dy të rinjtë Afrim Zhitia, 24 vjeç dhe Fahri Fazliu 26 vjeç, asnjëherë nuk e braktisën dashurinë për dijen, as ëndrrën për çlirimin e Kosovës.

Cakaj nënvizoi se dy të rinjtë ranë dëshmorë pas disa orësh luftime, ndërkohë që ata punuan për Shqipërinë dhe vepruan në shërbim të interesave të kombit shqiptar.

“Duke kujtuar Afrimin e Fahriun kujtojmë shumë më shumë se dy dëshmorë të kombit shqiptar: sot, duke risjellë në mendje rrugëtimin historik për çlirimin e Kosovës realisht risjellim në mendje rëndësinë e aspiratës për thellim të marrëdhënieve brendakombëtare dhe domosdoshmërinë e zgjerimit të bashkëpunimit mes Kosovës e Shqipërisë!”, u shpreh Cakaj.

Sipas Cakajt, shembuj si Afrimi e Fahriu duhet të na obligojnë të gjithë për të nxitur thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës e Shqipërisë dhe unitetit kombëtar./ATSH/

Share This Article