Vala e shkarkimeve të Gent Cakaj ka përfshirë dhe Ambasadën e Shqipërisë në Athinë.
RTV Ora mëson se Ministri i Jashtëm në detyrë ka shkarkuar dy diplomatët e karrierës, Florian Nova dhe Enkelejda Riza.
Selisë sonë në Athinë i ka mbetur vetëm ambasadorja, e cila ka marrë masë disiplinore pas humbjes së pasaportave.
Diplomatët janë thirrur për të shërbyer sipas nevojave në MEPJ.
Pak orë më parë, Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi shkarkimin e këshilltares në Ambasadën shqiptare në Londër, Pranvera Skana.
Një ditë më parë, ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj njoftoi ndërprerjen e marrëdhënieve me 20 punonjës të shërbimit diplomatik.
Ministri deklaroi se gjate këtyre 77 ditëve të punës së tij në këtë institucion, kishte ngritur një grup pune i cili do të shqyrtonte me hollësi cilësinë e burimeve njerëzore të shërbimit diplomatik të shtetit shqiptar.