Cakaj: Shqiptarët në Maqedoni kane qenë faktor shtetformues

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj është takuar në Shkup me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov.

Cakaj ka thënë se vizita e tij është më tepër simbolike, por edhe shprehje e domosdoshmërisë së thellimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. “Gjatë kësaj periudhe Shqipëria ka mbështetur Marrëveshjen e Prespës dhe Kuvendi ynë ka miratuar ndër të parët protokollin qasës. Shqiptarët në Maqedoni kane qenë faktor shtetformues që nga Marrëveshja e Ohrit e deri te arritja e Marrëveshjes së Prespës. Mirëpresim vendimin për ligjin e gjuhës shqipe”, tha ai.

Ndërkohë, Dimitrov ka deklaruar se kanë biseduar për çështjet e rajonit. “Falënderova për shpejtësinë që Kuvendi i Shqipërisë tregoi në ratifikimin e protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Folëm edhe për situatën në rajon. Suksesi i një shteti në rajon nënkupton sukses për të gjithë rajonin”, tha Dimitrov.

Një ditë më parë, ministri në detyrë Cakaj u takua me liderët e partive shqiptare, kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti, kryetarin e PDSH-së Menduh Thaçi, kryetarin e Lëvizjes BESA Bilal Kasami, kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, si dhe me kryetarin e Partisë Alternativa, Afrim Gashi.

Në këto takime diskutimet u përqendruan në hapat pozitivë që Maqedonia e Veriut ka shënuar së fundi, falë kontributit të pazëvendësueshëm të faktorit shqiptar, në proceset integruese Euro-Atlantike.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply