Cakaj takim me zv.sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjatë qëndrimit në Bratislavë, ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një takim me zëvendëssekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mircea Geoana.

Gjatë takimit bashkëbiseduesit ndanë pikëpamje lidhur me kontributin e NATO-s në stabilizimin dhe zhvillimin e rajonit, si dhe kontributin ushtarak e teknik të Shqipërisë në NATO.

“Theksuam edhe një herë përkushtimin për arritje të objektivit 2% në shpenzimet e mbrojtjes deri në 2024″, thekson Cakaj.

Po ashtu, diskutimi u përqendrua në prioritetet e Shqipërisë gjatë Kryesisë së OSBE-së dhe nevojën për vazhdimin e komunikimit të shkëlqyer në shërbim të vlerave e interesave të përbashkëta./ATSH/

Share This Article