Gent Cakaj, Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, ndodhet në Shkup ditën e sotme, ku po zhvillon një vizitë zyrtare dy ditore.
Këtë vizitë, Cakaj e nisi me një takim me homologun e tij, Ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.
Në fokus të takimit të zhvilluar ishin diskutime mbi mbajtjen e mbledhjes së ardhshme ndër-qeveritare me theks të veçantë në vazhdimin e punëve për ndërtimin e rrugës së Arbrit, interkoneksionit Manastir-Elbasan e menaxhimit të mirë të Liqenit të Ohrit.
“Duhet thënë se Shqipëria llogarit fort mbështetjen e Maqedonisë së Veriut për kandidaturën e saj si anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit për 2022-2023”, u shpreh Cakaj.

