Cakaj takon Grenellin në Shtëpinë e Bardhë: S’ka plane për ndarjen e Kosovës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, është takuar të premten në Shtëpinë e Bardhë me të dërguarin e posaçëm të presidentit Donald Trump, për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell.

Cakaj ka thënë se ishte një takim i shkëlqyer. Përmes një postimi në “Facebook”, ai ka thënë se në takim është biseduar për rëndësinë e një marrëveshje të qëndrueshme mes Kosovës e Serbisë dhe nxitjes së zhvillimit ekonomik në Ballkanin Perëndimor në përgjithësi.

“S’ka marrëveshje të fshehtë, as plane për ndarje të Republikës së Kosovës, as shkëmbime territoriale, as nxitim për ndonjë marrëveshje të dëmshme, veç përpjekje për të nxitur zhvillimin ekonomik dhe për të forcuar popullin e Kosovës ndërkombëtarisht, me mbështetjen e SHBA-së”, ka shkruar Cakaj.

Sipas tij, pavarësisht sfidave, Shqipëria do të vazhdojë mbështetjen e pakursyer për Kosovën.

Kosova e Serbia ishte planifikuar të takoheshin më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë, por takimi u anulua pas publikimit të aktakuzës nga Zyra e Prokurorit të Specializuar ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Share This Article