Cakaj takon Papa Françeskun në Vatikan: Shqiptarët, pjesë e patjetërsueshme e familjes kulturore dhe historike europiane

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj u prit në Vatikan nga Papa Françesku në këtë periudhë shumë domethënëse për marrëdhënien mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë të Vatikanit pasi ky shtator, shënon jo vetëm 28-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, por dhe 5-vjetorin e vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri si dhe 3-vjetorin e Shenjtërimit të Nënë Terezës.

Cakaj shprehet se këto ngjarje nuk janë thjesht me vlera simbolike. “Ato paraqesin një moment të rëndësishëm për të kujtuar trashëgiminë e veçantë dhe shembullin e pakrahasueshëm botërisht të shqiptarëve për bashkëjetesën fetare, harmoninë religjioze dhe dialogun e hapur e gjithëpërfshirës në përgjithësi”, – shprehet ai.

Ashtu si Papa Françesku në vizitën e tij në Shqipëri nënvizoi se shqiptarët janë pjesë e familjes kulturore historike e europiane, Cakaj nuk la pa përmendur se asnjë përpjekje nuk do të kursehet, “që përkatësinë e saj historike e kulturore europiane, Shqipëria ta përkthejë në rrugëtimin e saj politik e institucional për anëtarësim në Bashkimin Europian”.

Vlen të theksohet se Shqipëria vijon të angazhohet për të siguruar njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Selia e Shenjtë./ATSH/

Share This Article