Cakaj u kërkon ministrave të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës njohjen e Kosovës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, bëri me dije se në mbledhjen e sotme virtuale të ministrave të Jashtëm në kuadër të Procesit të Berlinit, i ka kërkuar ministres së Jashtme të Bosnjës dhe Hercegovinës, si dhe ministrit të Jashtëm të Serbisë, të njohin Republikën e Kosovës.

“Nuk mund të ketë bashkëpunim të qëndrueshëm dhe afatgjatë rajonal, pa qasje përfshirëse, trajtim të barabartë dhe njohje të ndërsjellë. Në këtë kuptim, njohja e Kosovës është një hap tejet i rëndësishëm, jo vetëm në procesin e zhvillimit ekonomik e pajtimit ndëretnik në Ballkanin Perëndimor, por edhe në rritjen e kapaciteteve të përgjithshme rajonale për anëtarësim më të shpejtë në Bashkimin Europian”- u shpreh Cakaj.

Gjithashtu, Cakaj theksoi se është bërë thirrje për liberalizim sa më të shpejtë të vizave me Republikën e Kosovës, duke marrë parasysh plotësimin e të gjitha kushteve të nevojshme teknike.

“Çdo vonesë në këtë proces do ta dëmtojë besueshmërinë në aftësitë vendimmarrëse të Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor”, përfundoi ai./ATSH/

Share This Article