Caktohet arbitri i finales së Evropianit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Arbitri nga Holanda, Bjorn Kuipers, do ta ndajë drejtësinë në ndeshjen finale të Evropianit ndërmjet Italisë dhe Anglisë, që zhvillohet në “Wembley” të dielën prej orës 21:00.

Kuipers do ta ketë Sander van Roekelin dhe Erwin Zeinstran si ndihmës të tij në fushë derisa arbitri i katërt do të jetë spanjolli Carlos del Cerro Grande. Ndërkohë, gjermani Bastian Dankert do të jetë në sistemin VAR, i asistuar nga holandezi Pol van Boekel dhe gjermanët Christian Gittelmann e Marco Fritz.

Kuipers 48-vjeçar, më herët ka ndarë drejtësinë në një ndeshje ndërmjet Italisë dhe Anglisë, të cilën e patën fituar italianët me rezultatin 2:1 në kuadër të fazës së grupeve në Kampionatin Botëror të vitit 2014.

Share This Article