Caktohet arbitri që do vendosë drejtësi në ndeshjen Angli-Shqipëri

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ndeshja Angli-Shqipëri, e cila do të zhvillohet të premten në orën 20:45, në stadiumin “Wembley” të Londrës do të arbitrohet nga një katërshe gjermane. Kjo sfidë e cila është e vlefshme për fushatën kualifikuese të Botërorit “KATAR 2022”, do të arbitrohet me kryesor Feliks Zuajer. 40-vjeçari gjerman i cili mban dhe stemën e FIFA-s ka vendosur drejtësi në disa duele ku së fundmi ka arbitruar në ndeshjen e Champions-it ku Interi luajti në transfertën e Tiraspolit ndaj Sherifit më 3 nëntor.

Asistent i parë i takimit të Shqipërisë dhe Anglisë do të jetë Marko Ashmyler, asistent i dytë do të jetë Jan Sidel dhe arbitër i katërt pritet të jetë Sven Jablonski. Në VAR do të jetë Bastian Dankert dhe në AVAR, Majk Pikel. Vlen të theksohet se zyrtar i FIFA-s, do të jetë ish-arbitri dhe ish-dizenjatori i polemikave të shumta në Serinë A, italiani Nikola Ricoli i cili do të jetë dhe si vëzhgues i ndeshjes. Ndërsa delegat i sfidës pritet të jetë rumuni Feliks Grigor.

ARBITËR – FELIKS ZUAJER (GJERMANI)

ASISTENT I PARË – MARKO ASHMYLER (GJERMANI)

ASISTENT I DYTË – JAN SIDEL (GJERMANI)

ARBITËR I KATËRT – SVEN JABLONSKI (GJERMANI)

VAR – BASTIAN DANKERT (GJERMANI)

AVAR – MAJK PIKEL (GJERMANI)

VËZHGUES I NDESHJES – NIKOLA RICOLI (ITALI)

DELEGATI I NDESHJES – FELIKS GRIGOR (RUMANI)

Share This Article