Caktohet data e takimit Vuçiç-Kurti në Bruksel

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pavarësisht tensioneve të ditëve të fundit për çështjen e reciprocitetit për targat dhe dokumentet serbe, Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç do të takohen mes tyre.

Burime nga Brukseli, konfirmojnë se takimi mes kryeministrit të Kosovës, Kurti dhe presidentit Vuçiç do të mbahet më 18 gusht.

Ndonëse lideri serb tha një ditë më parë se nuk ka se çfarë të bisedojë me Kurtin, presioni ndërkombëtar duket se e ka cuar atë edhe njëherë në tryezën e bisedimeve.

Më herët, Albin Kurti tha se zbatimi i masave të reciprocitetit duhej të niste para 11 vjetësh, duke iu referuar marrëveshjes së Brukselit të vitit 2011 mbi lirinë e lëvizjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Për shkak të fushatës së madhe të dezinformimit që është bërë nga Beogradi mbi qytetarët serbë të Kosovës, ne kemi pranuar te faktorët ndërkombëtar amerikan e evropian, që ta shtyjmë zbatimin për datën 1 shtator. Pra, për shkak të fushatës së tmerrshme të dezinformimit, jo për shkak të mungesës së fushatës sonë, ne nuk besojmë që nuk kemi bërë fushatë të mjaftueshme ose të mirë por ka qenë shumë më e egër fushata e dezinformimit. Është folur për operacionin Stuhia që do të ndodhë të dielën, është folur për ferrin që do t’i pllakosë serbët në Kosovë e të tjera”, tha kryeministri Kurti.

Ai akuzoi strukturat e kontrolluara nga Beogradi për nxitjen e trazirave dhe ngritjen e bllokadave.

Share This Article