ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Gjashtë të vdekur ndërsa Rusia godet objektet e energjisë dhe banesave në Ukrainë 42 minutes ago
Berisha lojtar i ndeshjes, Shehu jep asist 43 minutes ago
Britania e Madhe kërkon frymëzim danez për të ndryshuar sistemin e imigracionit 49 minutes ago
Dy të burgosur ende në arrati pasi u liruan gabimisht në vitin 2024 52 minutes ago
Sunderland i Granit Xhakës frenon dhe Arsenalin; barazim 2-2 në frymën e fundit 1 hour ago
Next
Prev
Home Maqedonia

Caktohet data e zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut

albnews by albnews
10 August, 2025
in Maqedonia
0
Caktohet data e zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, zyrtarisht nënshkroi vendimin për shpalljen e zgjedhjeve lokale të cilat do të mbahen më 19 tetor të këtij viti.

Vendimi është dërguar në organet kompetente për organizimin dhe zbatimin e zgjedhjeve, ndërsa Kuvendi gjatë kësaj periudhe do të vazhdojë funksionimin e rregullt administrative, por nuk do të mbahen seanca plenare, me qëllim që të shmanget keqpërdorimi i foltores së parlamentit për qëllime elektorale.

RelatedPosts

Gjendet e pajetë një studente nga Kosova në Tetovë, reagon ambasada 

Raporti i KE për Maqedonia e Veriut: Hapa në vend në procesin e integrimit

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut/ Mbyllet raundi i dytë, VMRO kryeson, VLEN fiton 5 komuna

Gashi, në letrën e tij pas shpalljes së zgjedhjeve, u bëri apel forcave politike, kandidatëve dhe strukturave përkatëse që të tregojnë nivel të lartë të kulturës politike.

Në zgjedhjet lokale, qytetarët nëpërmjet dy rretheve zgjedhore në 80 njësi të vetëqeverisjes lokale dhe Qytetin e Shkupit, do të zgjedhin kryetarët dhe këshillat që do të udhëheqin me komunat në katër vitet e ardhshme.

Pas shpalljes së zgjedhjeve, Komisioni Shtetëror Zgjedhor duhet të mbajë seancë në të cilën do të publikohet kalendari i të gjitha afateve dhe veprimeve zgjedhore, por edhe obligimet e pjesëmarrësve në zgjedhje, mediave dhe organeve zgjedhore.

Kontrolli i Listës Zgjedhore, fillon 15 ditë pas shpalljes së zgjedhjeve dhe zgjatë gjithsej 20 ditë. Qytetarët, gjatë asaj kohe mund t’i verifikojnë të dhënat e tyre dhe nëse ka parregullsi të kërkojnë të ndryshohen. Afati për dorëzimin e listave të kandidatëve skadon 35 ditë para ditës së zgjedhjeve, gjegjësisht më 15 shtator. KSHZ, duhet t’i verifikojë dhe konstatojë listat më së voni deri më 27 shtator.

Fushata zgjedhore fillon më 30 shtator dhe do të zgjatë 20 ditë. Për zbatimin e tërë procesit zgjedhor shteti ka ndarë rreth 10 milionë euro. Dy të treta e këtyre parave janë për reklamim politik të kandidatëve nëpër media, ndërsa një pjesë tjetër për kompensime për anëtarët e këshillave zgjedhor, por edhe transportin dhe logjistikën lidhur me materialin votues.

Ndërkohë, deri në fund të muajit duhet të zgjidhen 21 mijë administratorë që do të angazhohen në këshillat zgjedhor në rreth 3.500 vendvotime. Pos tyre edhe partitë që kanë fituar më shumë vota në zgjedhjet e kaluara, VMRO-DPMNE, LSDM, BDI dhe VLEN duhet të propozojnë edhe 14.000 anëtarë të këshillave zgjedhor. Kosovapress

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Gjashtë të vdekur ndërsa Rusia godet objektet e energjisë dhe banesave në Ukrainë

Gjashtë të vdekur ndërsa Rusia godet objektet e energjisë dhe banesave në Ukrainë

8 November, 2025

Berisha lojtar i ndeshjes, Shehu jep asist

8 November, 2025
Britania e Madhe kërkon frymëzim danez për të ndryshuar sistemin e imigracionit

Britania e Madhe kërkon frymëzim danez për të ndryshuar sistemin e imigracionit

8 November, 2025
Dy të burgosur ende në arrati pasi u liruan gabimisht në vitin 2024

Dy të burgosur ende në arrati pasi u liruan gabimisht në vitin 2024

8 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result