Calavera: BE qëndron fuqimisht përkrah Shqipërisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

 Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Europian, Genoveva Ruiz Calavera deklaroi sot se Bashkimi Europian qëndron fuqimisht përkrah Shqipërisë në zbatimin e reformave.

Në një postim në rrjetet sociale, Calavera theksoi se fokusi mbetet në rrugën e reformave pavarësisht vështirësive si tërmeti apo pandemia e COVID-19.

“E kënaqur që çel Komitetin e 11-të të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit mes BE dhe Shqipërisë dhe që shikoj kaq pjesëmarrje të mirë nga të dy palët. Ka qenë një kohë e vështirë me tërmetin e vitit të kaluar dhe COVID-19, por fokusi mbetet tek rruga e reformave: BE qëndron fuqimisht përkrah Shqipërisë në zbatimin e tyre!”, shprehet Calavera.

Komiteti i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit ndihmon Këshillin e Stabilizim Asociimit të mbikëqyrë zbatimin e MSA-së që hyri në fuqi në vitin 2009.

Komiteti përbëhet nga përfaqësues të Këshillit të BE dhe Komisionit Europian, nga njëra anë , dhe të përfaqësuesve të qeverisë së Shqipërisë nga ana tjetër./ATSH/

Share This Article