“Cambrian Patrol 2022”, Forcat Speciale të FA renditen të dytat në Uells

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në aktivitetin ndërkombëtar “Cambrian Patrol 2022” në Uells, ku morën pjesë 160 ekipe nga 30 shtete të ndryshme, ekipi i Regjimentit të Operacioneve Speciale të FA u rendit në vendin e dytë.

Në një njoftim të Ministrisë së Mbrojtjes vlerësohet kjo arritje, ndërsa theksohet se gara ishte sfiduese dhe të mundimshme.

“Ekipi i Regjimentit të Operacioneve Speciale të FA u rendit në vendin e dytë, mes 30 shteteve pjesëmarrëse dhe 160 ekipeve, në aktivitetin ndërkombëtar “Cambrian Patrol 2022” që u zhvillua ne Uells, Britani e Madhe. Arritje e shkëlqyer në një garë sfiduese dhe të mundimshme që nxori në pah vlerat e lidershipit, punën në ekip dhe aftësi shumë të larta fizike në përmbushjen e misionit, duke u trajnuar në kushte tejet të vështira atmosferike dhe psikologjike, në terren të thyer dhe të panjohur”, thuhet në njoftim.

Share This Article