Cameron në Tiranë/ Qeveria britanike: Punojmë në mënyrë inovative me Shqipërinë kundër emigracionit ilegal

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tirana pret të mërkurën Sekretarin e jashtëm të Britanisë së Madhe. Lord David Cameron do të zhvillojë takime me kryeministrin Edi Rama, presidentin Bajram Begaj dhe ministrin e Jashtëm, Igli Hasani.

Pak para mbërritjes në Shqipëri, qeveria e Britanisë së Madhe ka dalë me një deklaratë në lidhje me vizitën e Cameron.

Në deklaratë nënvizohet se Sekretari Cameron do të shohë nga afër marrëdhëniet midis dy vendeve, ndërsa vihet theksi se partineriteti i Britanisë së Madhe dhe Shqiërisë, spikat si shembull kryesor, në parandalimin e emigracionit të paligjshëm.

Kjo vizitë vjen pasi kryeministri britanik, Rishi Sunak zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin shqiptar Edi Rama në fillim të këtij muaji për të diskutuar sfidën e përbashkët të migracionit dhe nevojën për një bashkëpunim më të madh në të gjithë Evropën.

Gjatë vizitës, Cameron do të zhvillojë bisedime me kryeministrin Edi Rama, si dhe me presidentin shqiptar Bajram Begaj dhe ministrin e Jashtëm Igli Hasani për një sërë çështjesh, duke përfshirë trajtimin e migracionit të paligjshëm, krimin e organizuar, sigurinë e Ballkanit Perëndimor dhe mbështetjen e palëkundur të të dy vendeve për Ukraina përballë agresionit rus.

Share This Article