Çamët e presin ministrin grek me protesta në Tiranë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Me rastin e vizitës së Ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, nesër në Tiranë, PDIU ka bërë ftesë për protestë.

Sipas PDIU, vizita e Dendias nuk parashikon asnjë nga çështjet që shqetësëojnë shqiptarët, por çon përpara axhendën greke.

Deklarata:

“Mos prek Shqipërinë!”

“Mos harro Çamërinë!”

Shoqata patriotike “Çamëria” dhe Partia, Drejtësi, Integrim dhe Unitet ftojnë të gjithë shqiptarët nesër në orën 11:00, përpara Ministrisë së Jashtme, në tubimin paqësor për:

Çështjen Çame.

Heqjen e ligjit të luftës.

12 miljet detare shqiptare, Greqia I ka në Prevezë.

I bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve, të gjitha shoqatave patriotike të na bashkohen përpara Ministrisë së Jashme, për të protestuar së bashku me rastin e vizitës së ministrit të jashtëm grek, Nikos Dendias, vizitë e cila nuk parashikon asnjë nga çështjet që shqetësëojnë shqiptarët, por çon përpara axhendën greke.

I bëjmë thirrje qeverisë shqiptare të marrë parasysh axhendën e BE, e shprehuar nga ish komisioneri Hahn, e cila përcakton si çështje:

Zgjidhjen çështjes çame.

Heqjen e ligjit të luftës.

Marrëveshjen e detit.

Kufijtë tokësorë dhe detarë të Shqipërisë janë të njohura që në 1913, 1925, 1926-n dhe askush nuk mund të fali det apo tokë, kushdo që i thotë vetes patriotë.Problemet me Greqinë zgjidhen vetëm me dinjitet, reciprocitet dhe dije.

Shqipëria nuk ka më as det, as tokë për të falur

Nesër ora 11:00

Përpara Ministrisë së Jashmte, Tiranë.

Share This Article