Capello tregon arsyen e largimit të Ronaldos

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Capello tregon arsyen e largimit të Ronaldos, thotë se humbi Serie A

Cristiano Ronaldo i dha një goditje të rëndë Juventusit dje, duke u larguar nga klubi dhe firmosur me Manchester United, ku u rikthye pas 12 vitesh.

Në lidhje me këtë lëvizje, në një intervistë për Gazzetta dello Sport, ka komentuar strategu Fabio Capello.

“Largimi i Ronaldos e zvogëlon Serie A, ashtu si ndodhi me La Liga pas largimit të Messit. Nëse e shikon me vëmendje, kjo verë ka prishur shumë ekuilibra. Messi dhe Ronaldo ndryshuan ajrin e futbollit. Këta dy kampionë kanë shënjuar historinë e futbollit në këtë dekadë të fundit”, tha Capello.

“Serie A ka humbur një pjesë të sharmit, por unë gjithmonë i besoj përpjekjes dhe suksesit në Kampionatin Europian dhe hapësirës për të rinjtë. Mendoj se Ronaldo ka bërë vlerësimet për Juventusin aktual. Në vizionin e tij, mendoj se Juventusi i sotëm padyshim nuk ka forcën të imponojë veten ndërkombëtarisht. Pas tre viteve të pasuksesshme në Champions League, kjo do ketë qenë arsyeja e largimit të Ronaldos”, tha Capello.

Share This Article