Caravello: Muriqi nuk është sulmuesi që i duhet Lazios dhe vendi i duhur për të do të ishte Fiorentina

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Vedat Muriqi u transferua në verë te Lazio, por deri më tani ai nuk ka arritur të shënojë asnjë gol dhe nuk ka treguar asgjë nga ajo që pamë vitin e shkuar te turqit e Fenerbahçes.

Vazhdimisht ka pasur kritika në lidhje me blerjen e tij, teksa së fundmi ai që flet në lidhje me këtë transferim është agjenti i njohur, Danilo Caravello. Si dikush që e njeh shumë mirë futbollin italian, Caravello ka një këshillë për Muriqin.

Ai shprehet se Muriqi nuk është sulmuesi që i duhet Lazios dhe vendi i duhur për të do të ishte Fiorentina.

“Nuk kemi pasur mundësi ta shohim shumë, por nuk mendoj se është sulmues për lojën e Lazios. Jo se nuk është i mirë, por ndoshta ishte nevoja për një sulmues me cilësi më të ndryshme, duke pasur parasysh lojën e Lazios. Muriqi është lojtar që pret topin në zonë nga krosetë, por kjo nuk është ajo që bën Lazio. Muriqi mund të jetë ideal për Fiorentinën. Ai është ajo që i mungon violave për të finalizuar punën e Castrovillit dhe Ribery. Ai është qendërsulmues, ndërsa Lazio ka nevojë për diçka tjetër”, u shpreh Danilo Caravello.

Share This Article