ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Vrasjet e të miturve pranë shkollave, Rama: Një nga shkaqet, edhe mungesa e monitorimit me kamera! 3 hours ago
Shehaj nuk largohet nga dera e Këshillit të Mandateve, Bardhi del nga mbledhja dhe e informon për diskutimet, deputeti i PD: Nuk pranojnë të… 3 hours ago
“Të dhënat e çdo shqiptari janë disponuar nga Ergys Agasi”- Berisha: Frikë se AKSHI mund të bllokohet, Rama urdhëroi… 3 hours ago
“Vila, 300 apartamentet dhe 2 jahte”, Berisha rendit pasuritë e Ballukut: T’i falet Zotit që Shqipëria s’ka dënimin me vdekje 3 hours ago
Berisha paralajmëron grevë urie: Protesta e 22 dhjetorit do të marrë tjetër formë! 3 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Opinion

ÇARÇAFI I LEROSUR I KM-së

albnews by albnews
13 August, 2023
in Opinion
0
ÇARÇAFI I LEROSUR I KM-së
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Opinion nga FLUTURA AÇKA 

I cili qenkësh munduar të na shkruajë një kartë për Tiranën, që shihet qartë me filtër e pa filtër. Unë nuk do të zgjatem shumë që këtij pisku vere t’u shkaktoj shqiptarëve gërditje, duke iu përgjigjur me lerë politike fjalëformimeve baltore të KM-së.

RelatedPosts

Zyrtarët e akuzuar nga SPAK për korrupsion do të menaxhojnë 800 milion euro, vitin e ardhshëm

15 vjet më pas, raporti që e stigmatizoi Kosovën

Avokati i Popullit, si humbet një betejë pa e nisur

Një çarçaf i lerosur i radhës është shkarrashkrimi i fundit i tij, i tillë, që iu shkakton dhimbtë qytetarëve të Shqipërisë, veçmas të Tiranës, gjithaq të bërë def nga trafiku, mungesa e trotuareve, ajri i tejndotur nga ndërtimet, sheshi-gungë i padritë për shëtitje natën, mungesa e muzeve, mangësia e shfaqjeve kulturore, nga pylli orbital 3D dhe të gjitha gënjeshtrat të bëra mullar nga byku i tij politik, që ka kohë që mban erë e po na kutërbon, dhe Europën.

Turistike është vetë Shqipëria nga Zoti dhe njerëzit e saj, jo nga KM-ja apo politika, e cila vetëm turistike nuk mund të jetë.

Kam vetëm disa pyetje të thjeshta që do të t’i bënte çdo qytetar europian KM-së vendit të vet:

Si mund të rrini pa pikë turpi në fron, kur zëvendësi juaj, shqytari juaj më besnik, ka marrë arratinë. Pra nuk del para drejtësisë, edhe pse është i pafajshëm? Keni gisht ju në këtë fluturim 3D?

Si mund të rrini pa pikë turpi në fron kur mbushët të gjitha gazetat e botës me përfshirjen tuaj në korrupsionin më të shëmtuar etik dhe institucional me Amerikën në çështjen McConigal? Pse na bëni edhe ne pjesë të këtij turpi kombëtar?

Si mund të rrini pa pikë turpi në fron kur e nisët dhe e bitisë vetë Open Ballkan dhe nuk dhatë asnjë llogari për krisjen gjeopolitike që shkaktoi ai në politikën e Europës Juglindore dhe të vetë EU-së? A keni ju ndonjë ndjesë për këtë?

Si mund të rrini pa pikë turpi në fron pas ndërprerjes së fondeve europiane të IPARD II, dhe (mos e thëntë Zoti!) të IPARD III, duke njollosur ecurinë e negociatave me EU-në? Pse duhet ta vuajnë shqiptarët turpin e kësaj, dhe jo ju?

Si mund të rrini ju pa pikë turpi në fron kur një shpurë ministrash e nëpunësish të lartë i keni në burg në lidhje me inceneratorët, për të cilët me zë e figurë jeni mburrur si pastruesit e Shqipërisë që jua lanë të ndotur paraardhësit tuaj? Pse u thoni shqiptarëve që nuk keni lidhje me ta?

Si mund të rrini ju pa pikë turpi në fron kur shqiptarëve ua shkatërruat të vetmin Teatër Kombëtar dhe ua zëvendësuat me furriqe teatrore? Mjaft të vizitoni se në ç’zgëq është kthyer Art Turbina. E keni parë kohët e fundit? Kur flisni për muzetë, për çfarë muzesh e keni fjalën? Për atë të gjetheve që e ngritët për të mbuluar me gjethe krimet e komunizmit?

Si mund të rrini pa pikë turpi në fronin e shqiptarëve kur i bullizoni ata?

Edhe në çarçafin e sotëm të lerosur, edhe pse me një veshtulli më të kursyer, ju i fyeni në gjuhën që flasin në dialektet e tyre, që duken përçude për veshët tuaj elitarë, të cilët nuk janë ndërtuar prej mishi, por prej atomesh divine. Dhe as përshkohen nga ai gjak të thjeshtësh, të cilët nuk e kuptojnë zhvillimin, por nga një lëng pasionesh e ëndrrash të komplikuara përjetësie.

Ne të gjithë e dimë pse ju jeni ende në fron, sepse e dimë që ju mbajnë ata që mbani.

Mbani ata që ju mbajnë: një arketip që shqiptarët duhet ta shkallmojnë sa më shpejt, nëse duan që ndonjëherë atdheu i tyre të thirret edhe Europë.

Në mos, do të mbeten vasalët e pashallëkut më të rrezikshëm që kaloi ndonjëherë pari në politikën shqiptare.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Vrasjet e të miturve pranë shkollave, Rama: Një nga shkaqet, edhe mungesa e monitorimit me kamera!

Vrasjet e të miturve pranë shkollave, Rama: Një nga shkaqet, edhe mungesa e monitorimit me kamera!

19 December, 2025
Shehaj nuk largohet nga dera e Këshillit të Mandateve, Bardhi del nga mbledhja dhe e informon për diskutimet, deputeti i PD: Nuk pranojnë të…

Shehaj nuk largohet nga dera e Këshillit të Mandateve, Bardhi del nga mbledhja dhe e informon për diskutimet, deputeti i PD: Nuk pranojnë të…

19 December, 2025
“Të dhënat e çdo shqiptari janë disponuar nga Ergys Agasi”- Berisha: Frikë se AKSHI mund të bllokohet, Rama urdhëroi…

“Të dhënat e çdo shqiptari janë disponuar nga Ergys Agasi”- Berisha: Frikë se AKSHI mund të bllokohet, Rama urdhëroi…

19 December, 2025
“Vila, 300 apartamentet dhe 2 jahte”, Berisha rendit pasuritë e Ballukut: T’i falet Zotit që Shqipëria s’ka dënimin me vdekje

“Vila, 300 apartamentet dhe 2 jahte”, Berisha rendit pasuritë e Ballukut: T’i falet Zotit që Shqipëria s’ka dënimin me vdekje

19 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result