ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Kam gjëra më të rëndësishme se të vij te trajnimi yt”, Ema Andrea refuzon ftesën e Ermal Mamaqit 8 hours ago
Kosova pret anëtarësimin në SEPA për të kursyer miliona euro 8 hours ago
Analiza e DW: Gjermanët mësojnë gjueti nëndetësesh nga britanikët! 9 hours ago
VIDEO/ Dalin pamjet e ekzekutimit të Gilmando Danit 9 hours ago
Pas Britanisë, edhe Kolumbia ndërpret ndarjen e inteligjencës me SHBA-në 10 hours ago
Next
Prev
Home Bota

“Cari” i Rusisë mbush 70 vjeç, si kaloi Putini në anën e errët të historisë

albnews by albnews
7 October, 2022
in Bota
0
“Cari” i Rusisë mbush 70 vjeç, si kaloi Putini në anën e errët të historisë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Vladimir Putin feston ditëlindjen e tij të 70-të, por si u bë ai autokrati i izoluar që nisi pushtimin katastrofik të Ukrainës? Më poshtë po rendisim shtatë momente kyçe që ndikuan në formësimin e tij politik dhe vendimin për t’u distancuar me Perëndimin.

Praktimi i xhudos, 1964

RelatedPosts

Analiza e DW: Gjermanët mësojnë gjueti nëndetësesh nga britanikët!

Pas Britanisë, edhe Kolumbia ndërpret ndarjen e inteligjencës me SHBA-në

VIDEO/ Ishte nisur drejt Amerikës, kapet ngarkesa me 12 ton kokainë, rekord historik

Lindi në Leningrad në vitin 1952, në një kohë kur ende ndiheshin plagët nga rrethimi 872-ditor i Luftës së Dytë Botërore. Vladimiri i ri ishte një djalë i çuditshëm e luftarak, dhe miqtë e tij kujtojnë se në shkollë ai grindej me këdo dhe nuk kishte frikë.

Megjithatë, shëndetligë dhe i dobët fizikisht, nisi të merrte mësime xhudoje për t’u ndjerë më i sigurt nga bandat e rrugëve. Ndërsa në moshën 12-vjeçare, nisi të praktikonte sambo, një art marcial rus. Putin ishte shumë i vendosur dhe i disiplinuar, ndaj deri në moshën 18-vjeçare mbante rripin e zi në xhudo.

Këto sporte ndikuan në formimin e personalitetit të tij, por gjithashtu i forcuan vetëbesimin. Sipas tij, kur një zënkë është e pashmangshme, “ju duhet të goditni i pari dhe të goditni aq fort sa kundërshtari juaj të mos ngrihet në këmbë”.

Në kërkim të një pune në KGB, 1968

Vetëm 16 vjeç, Putini shkeli për herë të parë në selinë e KGB-së dhe pyeti një oficer se si mund t’iu bashkohej atyre. Aty i thanë se duhej të kishte kryer shërbimin ushtarak ose të kishte një diplomë në drejtësi. Ky ishte pikërisht momenti kur Putin vendosi të studionte në këtë fushë dhe arriti të rekrutohej si anëtar i KGB-së. Për të, ky grupim ofronte siguri e përparim, si dhe të jepte mundësinë për të ditur shumëçka. Siç vetë është shprehur: “Një spiun mund të vendoste fatin e mijëra njerëzve”.

A është Putin njeriu më i pasur në botë?

Me gjithë shpresat dhe dëshirën e tij, karriera e Putinit në KGB nuk u ngrit kurrë. Duke qenë një njohës i gjuhës gjermane, ai u emërua të punonte në zyrat e e KGB-së në Dresden, Gjermani në vitin 1985. Mirëpo, në nëntor 1989, regjimi i Gjermanisë Lindore filloi të binte me shpejtësi. Më 5 dhjetor, një turmë e madhe njerëzish rrethoi ndërtesën e KGB-së së Dresdenit. Putini në mënyrë të dëshpëruar thirri garnizonin më të afërt të Ushtrisë së Kuqe për të kërkuar mbrojtje dhe ata të pafuqishëm iu përgjigjën: “Ne nuk mund të bëjmë asgjë pa urdhër nga Moska. Moska po hesht!”. Putini u përball kështu me frikën e një kolapsi të papritur të pushtetit qendror dhe vendosi që një ngjarje e tillë të mos përsëritej kurrë më.

Ndërmjetësimi i programit “Naftë për Ushqim”, 1992

Putini do të largohej nga KGB-ja në një kohë kur Bashkimi Sovjetik po shpërbëhej, por shpejt siguroi një pozicion si rregullator në Bashkinë e Shën Pjetërburgut.

Ekonomia ishte në rënie të lirë dhe Putinit iu ngarkua menaxhimi i një marrëveshjeje që do të ndihmonte njerëzit e qytetit t’ia dilnin mbanë, duke shkëmbyer naftë dhe metal në vlerë prej 100 milionë dollarësh me ushqim. Në realitet, askush nuk mori ushqime, por sipas një hetimi, Putini dhe miqtë e tij futën paratë në xhep.

Pushtimi i Gjeorgjisë, 2008

Kur Putini u bë president në vitin 2000, shpresonte të ishte në gjendje të ndërtonte një marrëdhënie pozitive me Perëndimin. Fillimisht, u zhgënjye, pastaj u zemërua, pasi besonte se Perëndimi po përpiqej të izolonte dhe të poshtëronte Rusinë.

Kur presidenti gjeorgjian, Mikheil Saakashvili, e angazhoi vendin e tij për t’u bashkuar me NATO-n, Putini reagoi menjëherë për të rimarrë kontrollin mbi rajonin separatist të Osetisë Jugore. 

Në pesë ditë, forcat ruse shkatërruan ushtrinë gjeorgjiane. Perëndimi ishte i indinjuar, por brenda një viti, presidenti i SHBA-së, Barack Obama, rivendosi marrëdhëniet me Rusinë, madje Moskës iu dha e drejta për të pritur Kupën e Botës në vitin 2018.

Zgjedhjet parlamentare të 2011-s u konsideruan të manipuluara dhe kjo shkaktoi protesta. Të njohura si “Protestat Bolotnaya”, ato përfaqësonin shprehjen më të madhe të kundërshtimit publik deri asokohe.

Për këtë arsye, Putini njoftoi se do të kandidonte për rizgjedhje në vitin 2012. Sipas tij, tubimet ishin iniciuar, inkurajuar dhe drejtuar nga Uashingtoni, duke fajësuar personalisht Sekretaren e Shtetit të SHBA-së Hillary Clinton. Për Putinin, kjo ishte dëshmi se Perëndimi po i provokonte drejtpërdrejt.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Kam gjëra më të rëndësishme se të vij te trajnimi yt”, Ema Andrea refuzon ftesën e Ermal Mamaqit

“Kam gjëra më të rëndësishme se të vij te trajnimi yt”, Ema Andrea refuzon ftesën e Ermal Mamaqit

12 November, 2025
Kosova pret anëtarësimin në SEPA për të kursyer miliona euro

Kosova pret anëtarësimin në SEPA për të kursyer miliona euro

12 November, 2025
Analiza e DW: Gjermanët mësojnë gjueti nëndetësesh nga britanikët!

Analiza e DW: Gjermanët mësojnë gjueti nëndetësesh nga britanikët!

12 November, 2025
VIDEO/ Dalin pamjet e ekzekutimit të Gilmando Danit

VIDEO/ Dalin pamjet e ekzekutimit të Gilmando Danit

12 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result