Carlo Ancelotti është një prej trajnerëve më të mëdhenj një historinë e futbollit botëror me trajnerin italian që ka fituar trofe pafund në karrierën e tij.
Por në palmaresin e tij është një trofe që i mungon teknikut nga Reggio Emilia dhe bëhet fjalë pikërisht për Kupën e Botës me një skuadër kombëtare.
Për këtë arsye Carlo Ancelotti e thotë qartë se cili është objektivi i tij si trajneri i një prej ekipeve që kanë shkruar historinë e këtij sporti, siç është Brazili, pjesëmarrës në të gjithë edicionet e botërorëve diçka që nuk e ka arritur askush dhe 5 herë kampion botë.
Ancelotti e nisi aventurën e tij te Seleçao prej vetëm pak muajsh, por italiani duket se ndihet shumë komod siç e pohon dhe ai vetë:
“Të them të drejtën, po argëtohem shumë. Jam ndjerë menjëherë komod këtu, falë Federatës Braziliane të Futbollit dhe lojtarëve. Deri tani gjithçka po shkon mire, jemi kualifikuar, kështu qe kemi kohën e nevojshme në dispozicion për t’u përgatitur sa më mirë për Kupën e Botës”.
Më pas ish trajneri i Realit të Madridit foli edhe për vendimin që mori për të marrë drejtimin e përfaqësueses braziliane.
“Mendova se ishte një mundësi e shkëlqyer për të drejtuar kombëtaren braziliane që është edhe skuadra më fituese në histori me numrin më të madh të titujve botërorë mu dha kjo mundësi dhe nuk e lashë të më shpëtonte. Sigurisht për këtë duhet të falënderoj edhe Realin e Madridit sepse më dha mundësinë që të vija këtu dhe të përjetoja këtë eksperiencë të re”, tha Ancelotti.
Italiani nuk u zhbalancua kur u pyet për kundërshtarët më të frikshëm të skuadrës së tij.
“Do të hidhet një short, kështu që cilitdo do të jenë rivalët tanë do të jemi të kënaqur-tha trajneri emilian-e rëndësishme ishte të ishim në short, sigurisht, Brazili duhet të jetë. Tani të presim shortin dhe më pas do të kërkojmë bazën ku do të stërvitemi dhe të nisim përgatitjet”.