Carragher bën një krahasim Salah-Ronaldo pas humbjes së Egjiptit në finale të Kupës së Kombeve të Afrikës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Jamie Carragher ka bërë një krahasim mes asaj që i ndodhi Mohamed Salah në finale të Kupës së Kombeve të Afrikës dhe Cristiano Ronaldos vite më parë.

Kombëtarja e Egjiptit humbi në finale nga Senegali në penallti (4-2), ndërsa ylli i Liverpoolit ishte i pesti në renditje të gjuajë penalltinë, por nuk i erdhi radha pasi Sadio Mane shënoi penalltinë fituese paraprakisht.

Kjo nuk i pëlqeu Carragherit, i cili nëpërmjet një statusi në Twitter reagoi duke thënë se ekipet nuk duhet të vendosin lojtarin e tyre më të mirë të gjuajë penalltinë i fundit, pasi rrezikojnë shumë që ai mos të gjuajë fare.

“Ja pse lojtari i juaj më i mirë nuk duhet të gjuajë kurrë i pesti. Mo Salah mos të ekzekutojë penallti në finale është çmenduri. Kjo gjithashtu i ka ndodhur Ronaldos vite më parë në Portugali-Spanjë”.

Kjo i kishte ndodhur edhe Ronaldos në gjysmëfinalen e Euro 2021 ndaj Spanjës.

Share This Article