Carragher parashikon penalltitë në finalen e “Euro 2020”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-futbollisti Jamie Carragher beson se finalja e Evropianit, do të shkojë në vazhdime dhe penallti, me Anglinë që do ta mposhtë Italinë për herë të parë nga penalltitë. Kjo finale, luhet të dielën mbrëma në Londër. Si Italia, ashtu edhe Anglia, nuk arritën t’i përfundojnë ndeshjet gjysmëfinale në kohën e rregullt. Përderisa Anglia e eliminoi Danimarkën në vazhdime, Italia u kualifikua në finale vetëm pasi e mposhti Spanjën pas penalltive.

Duke marrë parasysh këtë, mbrojtjet e forta të dy ekipeve gjatë gjithë turneut, Carragher pret që finalja të jetë një çështje tjetër e zgjatur. Anglia e ka pësuar vetëm një gol deri më tani në “Euro 2020”. “Unë mendoj se do të jetë një lojë shumë e fortë. Po ashtu, mendoj se finalja do të shkojë në penallti dhe Anglia do të fitojë. Nuk mendoj se do të ketë shumë gola në lojë”, ka thënë Carragher.

“Italia është shumë e fortë në mbrojtje, sikurse edhe Anglia. Unë mendoj se do të jetë 1:1 dhe pastaj do të shkohet në penallti”. Anglia nuk e ka mposhtur kurrë Italinë në një turne të madh, duke humbur të katër ndeshjet, përfshirë një me penallti në “Euro 2012”.

Share This Article