Cristiano Ronaldo ka tronditur botën e futbollit dhe sidomos tifozët e Manchester United me një intervistë të dhënë së fundmi.
Ylli portugez ka lëshuar akuza të forta ndaj klubit të tij Manchester United dhe trajnerit Erik Ten Hag.
Rrëfimi i Cristianos ka qenë një bombë e vërtetë dhe largimi i tij në janar nga Old Traford tani pas kësaj interviste duket i pashmangshëm.
Por një nga kritikët më të mëdhenj të CR7 është Jamie Carragher i cili ka lëshuar akuza të forta gjatë gjithë kohës për portugezin.
Megjithatë Carragher dhe Ronaldo u bënë viral muaj më parë kur portugezi e injoroi atë duke mos ia dhënë dorën.
Ish-kapiteni i Liverpoolit tani ka filluar të tallet me Ronaldon pas intervistës së tij të fundit duke thënë se 99 për qind e tifozëve të United janë në anën e trajnerit Ten Hag, derisa një përqindëshi janë ish-shokët e skuadrës së CR7 si Rio Ferdinand, Roy Keane e Patrie Evra.
“Ronaldo: “Nuk e respektoj trajnerin” Ronaldo nën Erik ten Hag: Njoftoi se dëshironte të largohej, refuzoi të futet si zëvendësues, u largua nga banka rezervë para se ndeshja të përfundonte. 99% të tifozëve të Unitedit do të jenë në anën e Erik ten Hag, tregues se sa keq e ka menaxhuar Ronaldo këtë”, ka shkruar Carragher.
Ish-shokët e skuadrës së Ronaldos si Ferdinand, Keane e Evra kanë dalë kundër të gjithëve duke e mbrojtur vazhdimisht portugezin edhe pas skandaleve që ky i fundit i ka bërë këtë edicion si rasti duke refuzuar të futet në lojë.