Cash, kriptovaluta dhe kompani fiktive: Si pastrohen paratë e drogës në Shqipëri?

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sipas raportit më të fundit të SPAK, grupet e strukturuara kriminale në Shqipëri dhe ato me shtrirje ndërkombëtare kanë ndërtuar një rrjet të sofistikuar për pastrimin e parave të përfituara nga trafikimi i drogës, armëve, emigracioni i paligjshëm dhe skemat mashtruese financiare.

Skemat e pastrimit shtrihen edhe përtej kufijve të Shqipërisë, me nyje operative në disa vende europiane dhe përdorim të ndërmjetësve financiarë për të integruar fondet në ekonomi.

Hetimet e SPAK tregojnë se, pastrimi i parave nuk është thjesht një aktivitet financiar, por një komponent kyç i funksionimit të grupeve kriminale, që lejon zhvillimin e trafikut ndërkombëtar të drogës, armëve dhe aktiviteteve të tjera të paligjshme.

Përveç përdorimit të parave cash dhe kriptovalutave, rrjeti kriminal kishte krijuar strukturë ndërkombëtare dhe përdorte kompani fiktive si mbulesë.

“Përdorimi i subjekteve tregtare formalisht të ligjshme, si mbulesë për qarkullimin dhe riciklimin e fondeve, ku janë përfshirë zyra të këmbimit valutor, shoqëri transfertash parash, agjenci udhëtimi, subjekte ndërtimi dhe tregtare, si dhe struktura financiare jobankare.”

Raporti evidenton edhe mënyrën e shpërndarjes së fitimeve brenda rrjetit.

“Shpërndarja e përfitimeve brenda rrjeteve; personat që realizojnë transferimin dhe transportin e parave zakonisht përfitonin nga 3 deri 10% të shumës së dërguar, me normë mesatare të zakonshme rreth 5–6% të ndara mes koordinatorëve të vendit të origjinës dhe atyre në vendin pritës, ndërsa transportuesit fizikë marrin shpërblim më të ulët, rreth 1–5% ose pagesë fikse për çdo dërgesë.”

Raporti nënvizon gjithashtu përdorimin e sistemeve informale të pagesave si Havala, procedura ankandesh fiktive, ndërmjetës të specializuar financiarë dhe dokumentacion të falsifikuar, që e bëjnë të vështirë gjurmimin e burimeve të këtyre fondeve.

“Pagesat kryheshin kryesisht me cash, përmes sistemeve informale të transferimit të pagesave (Havala) dhe përdorimit të kriptovalutave. Të ardhurat shpesh maskoheshin përmes investimeve në kompani ndërtimi, subjekte tregtare të ndryshme, restorante dhe pasuri të paluajtshme.”

Në fazën finale, paratë e pista integroheshin në ekonomi formale, duke i dhënë rrjetit mundësi për të fshehur burimin e tyre:

“Faza përmbyllëse e pastrimit përfshin investime në pasuri të paluajtshme, biznese me qarkullim të lartë cash dhe aktivitete tregtare me kontroll të brendshëm të dobët, duke synuar integrimin e të ardhurave kriminale në ekonominë formale.”

Share This Article